Iris Toto: Situata në Shqipëri shqetësuese, vendi ynë është kthyer në narko-shtet

Iris Toto: Situata në Shqipëri shqetësuese, vendi ynë është kthyer në narko-shtet

21:52, 18/01/2022
A+ Aa A-

Ekspertja Iris Toto në një intervistë me Skype në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, komentoi shumë çështje, por ndër të tjera foli edhe për situatën në Shqipëri.

Toto theksoi se situata në Shqipëri është shqetësuese, duke shtuar se vendi ynë është shndërruar në narko-shtet.

“Tashmë jam e lirë. Jam person në kërkim të së vërtetës. Në lidhje me situatën në Shqipëri mund të them se është shqetësuese, vendi ynë është kthyer praktikisht në narko-shtet. Autorja Lea Ypi ka shkruar një libër, që është edhe autobiografik. Ypi shkruan një libër të vërtetë mbi historinë shqiptare.

Shqiptarët kanë detyrim të marrin seriozisht librin e Ypit, sepse tregon historinë e shqiptarëve, sepse aty përmenden emra real e historitë janë të pabesueshme. Në atë libër luhet në mënyrë perfide me një fëmijë 11 vjeç. Libri ka mungesë sinqeriteti. Nuk e di sesi habitet autorja që një fëmijë nuk di gjithçka në botë, pasi fëmija edhe meson vetë botën. Iu bëj thirrje shqiptarëve që të ngrenë zërin më shumë për problemet e Shqipërisë”, deklaroi Toto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco