Zaimi: Ndërkombëtarët i kanë dërguar mesazh Kurtit! Ja argumenti i Kryeministrit të Kosovës

Zaimi: Ndërkombëtarët i kanë dërguar mesazh Kurtit! Ja argumenti i Kryeministrit të Kosovës

21:25, 18/01/2022
A+ Aa A-

I ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, anëtari i LVV-së Arbër Zaimi ka folur për referendumin që Serbia donte të zhvillonte në Kosovë.

Zaimi ka theksuar se diplomatët ndërkombëtarë dhe ambasadorët e QUINT kanë dërguar një mesazh një ditë para referendumit dhe i kanë kërkuar kryeministrit Kurti që të të zhvillohet ky referendum dhe mos t’u mohohej e drejta e votës serbëve në Kosovë.

Krasta: Kush ushtroi presion diplomatik sakt dhe hapur mbi kryeministrin Kurti përveç Blinken që ai ta lejonte referendumin e Serbisë në Kosovë?

Zaimi: Referendumi është vazhdimi i një praktike që përmendën edhe ndërkombëtarët për lejimin e organizimit të proceseve elektorale të Serbisë edhe në territorin e Kosovës. Ky lejim është bërë nga qeverisjet e mëparshme të Kosovës, pra të gjitha qeveritë kanë gisht në këtë proces dhe praktikë, por zoti Kurti dhe qeveria e Kosovës nxori një argument shumë të qëndrueshëm që organizimi dhe zhvillimi i proceseve elektorale përfshi edhe referendumin është atribut dhe prerokrativ i atij vendi sovran që kontrollon atë territor. Dhe ky është argumenti i zotit Kurti përballë diplomatët ndërkombëtarë dhe ambasadorëve të QUINT të cilat kanë një ndikim të madh në politikën dhe diplomacinë e Kosovës.

Mesa di ata kanë dërguar një mesazh një ditë para ku kanë kërkuar të zhvillohet ky referendum. Shqetësimi i tyre më i madh ishte mos të mohohej e drejta e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, por edhe për këtë zoti Kurti e kishte përgjigjen se ata mund të votojnë me postë si ka qënë edhe më herët praktika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco