Pacolli nuk njeh turp: Skënderbeu kishte vdekur natën vonë, prandaj kujtova ditën e picës në fillim

Pacolli nuk njeh turp: Skënderbeu kishte vdekur natën vonë, prandaj kujtova ditën e picës në fillim

09:09, 18/01/2022
A+ Aa A-

Politikani Behgjet Pacolli është vënë në qendër të akuzave në rrjet orët e fundit, për shkak të një postimi fyes të tij në Facebook. 

Ditën që ka vdekur heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Pacolli bëri një postim për ditën ndërkombëtare të picës. 'Harresa' e qëllimshme për Skënderbeun kishte të bënte me vizitën në Tiranë të presidentit turk, Erdogan, duke treguar vasalitet ndaj tij. 

Image

Por pasi Syri publikoi postimin e Pacollit për picën, politikani nga Kosova reflektoi menjëherë përkujtoi me disa rreshta Skënderbeun.

Image

Sërish komentet negative ndaj tij nuk u ndalën. 

Duke iu përgjigjur njërit prej tyre, Pacolli thotë se për Skënderbeun do shkruante natën vonë, pasi sipas tij, heroi kombëtar i shqiptarëve, kishte vdekur rreth mesnatës së 17 janarit të vitit 1468. Por sërish Pacolli bën autogol dhe komentuesit nuk ia falin. Ka nga ata që e pyesin me ironi se në çfarë ore kishte ndërruar jetë Skënderbeu 554 vjet më parë...  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari 18/01/2022 15:01

Se mos Skënderbeu ka të kaluar të lavdishme që po I prish punë Pacolli që paska të kaluar të dyshimtë !!!!

Daj Jaku18/01/2022 12:53

Ky surrat pështymore dentistësh kujton se është i rëndësishëm, aq më pak i mençur, sepse ka bërl para me llaç e tulla duke korruptuar qeveritarët e pamoral të post komunizmit-neokomunizmit. Na dikton madje edhe historinë e gjigandëve të globit (Gjergji i Madh i Kastriotëve) duke i krahasuar me picat e baxhellave italiane që ka martuar për lekët e jo për surrat e zgjuarsi.

Messi 18/01/2022 12:43

Po Pacolli si legen qe eshte, nuk ka turp!

ramushi18/01/2022 11:55

Po ti je ma serb se serbet, u lepin bethen si Erdoganit e shokut te tij, ftyren e ke si xhoker...po gjaja ma e mire asht se ke kallxu vedin se kush je, zdi a i ka pelqy Ramushit kjo....

Patriot18/01/2022 11:47

Pacolli njeri me te shkuar te dyshimte

Shto koment

Denonco