Një apartament 80 mijë euro në Laç/ Qeveria shqiptare ‘lan duart’

Një apartament 80 mijë euro në Laç/ Qeveria shqiptare ‘lan duart’

10:55, 18/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, inauguroi një ditë më parë 522 banesa në Laç, një dhuratë e Turqisë për personat që mbetën pa shtëpi pas tërmetit vrastar.

Dhurata nuk gjykohet, thuhet zakonisht.

Megjithatë ra në sy fakti se vetë Erdogan deklaroi se projekti ka kushtuar 42 milionë euro.

Sipas një llogarie të shpejtë, një banesë në Laç ka kushtuar së paku 80 mijë euro, një shumë e madhe për zonën në fjalë.

Kjo çështje u diskutua edhe në emisionin Çim Peka LIVE. Moderatori pyeti presidentin Ilir Meta se si ka mundësi që apartamentet kanë kushtuar sa dyfishi i vlerës reale.

Meta nuk pranoi të përgjigjej, por Çim Peka tha se i kishte ardhur një reagim nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Ai tha se i gjithë projekti në fjalë është zbatuar dhe mbikëqyrur nga vetë turqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

b berati18/01/2022 11:48

ikni o njerez flaka le ti dali ketij vendi dhe te digjen politikane e te pameshirshmit e ketij populli kaq te durruar zoti mart hak per popullin kaq te varfer te SHQIPERISE

b berati18/01/2022 11:22

ikni o njerez flaka le ti dali ketij vendi dhe te digjen politikane e te pameshirshmit e ketij populli kaq te durruar zoti mart hak per popullin kaq te varfer te SHQIPERISE

Shto koment

Denonco