Vizita e Erdogan/ Buzhala: Sikur Vuçiç të vinte ditën e masakrës së Reçakut

Vizita e Erdogan/ Buzhala: Sikur Vuçiç të vinte ditën e masakrës së Reçakut

10:08, 18/01/2022
A+ Aa A-

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, e ka konsideruar të qëllimtë vizitën e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pikërisht ditën e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, Buzhala theksoi se vizita e Erdogan ishte sikur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç të vizitonte Kosovën ditën e masakrës së Reçakut.

"Erdogan erdhi më 17 janar, si me ardhë Vuçiç në Kosovë ditën e masakrës së Reçakut," tha Buzhala.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij, Erdogan nënshkroi shtatë marrëveshje me vendin tonë, ndërsa mori pjesë edhe në ceremoninë e shpërndarjes së çelësave të banesave në Kurbin, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi vendin dhe xhamisë së Et’hem Beut në Sheshin “Skënderbej”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gani18/01/2022 11:05

Se çlidhje kane kto te dyja vetem ky Buzhala e di. Kjo eshte njesoj sikur Merkel te bej vizite ne pervjetorin e vdekjes se Rusveltit ne Amerike ose Çurçillit ne Angli. Vuçic ne kohen e masakres se Recakut ka qen minister i serbise. Duhet kujdes o buzhal ne ato qe thua.

buki18/01/2022 10:27

po cka esht kjo urrejtje nfaj Erdogan.... pse ai eshte musliman. kjo eshte e gjitha. po leni keto. turp t ju vije. Une e kam mbeshtet Sali Berishen, po me keto veprime qe beni me detyroni ta mendoj mbeshtetjen ndaj tij,. Keshtu si une ka me qindra mbas me mijera vete. Erdogan nuk e ka fut Sali Berishen ne listen e zeze. Eshte Baiden qe e ka fut, po ju nuk guxoni nj fjale ndaj atij ta thuani. Ju nuk jeni te SINQERTE. Me vjen shume keq ku po katandiseni.

Shto koment

Denonco