Lexim mbi vizitën e Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri

Lexim mbi vizitën e Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri

23:44, 17/01/2022
A+ Aa A-

Opinioni publik dhe mediet, si në shumë raste të tjera janë ndarë dyshas; ata që kalojnë masën me servilizëm ndaj Erdogan dhe ata që kalojnë masën në kritikë.

Shqipëria është një vend gjeografikisht evropian dhe në 90% edhe në mentalitetin e masës së gjerë të popullsisë është gjithashtu evropian.

E vetmja gjë e përbashkët që ka populli shqiptar dhe ai turk është historia e përbashkët shekullore dhe besimi, për ata që janë të besimit islam.

Kushdo që të jetë drejtues shteti në Turqi apo në Shqipëri, këto dy vende janë të destinuara të kenë marrëdhënie miqësore, me ulje ngritjet e saj.

Sigurisht që duhet edhe të jetë miqësi e pakushtëzuar nga axhenda politike e secilit drejtues shteti.

Çështja është ndarë me kohë, Shqipëria është vend evropian, multifetar, dhe çdo orientim politik i saj është dhe do jetë vetëm Perëndimi.

Por, aleanca strategjike dhe marrëdhënia vëllazërore me Turqinë, ka qenë është dhe do të mbetet e tillë, për aq kohë sa Shqipëria do të jetë me një këmbë në BE dhe një tjetër në Turqi.

Servilizmi i tepërt dhe kritika e tepërt nuk janë objektive as njëra as tjetra.

Gjykimi për një politikan shqiptar dhe për Erdoganin duhet të jetë mbi bazën e parimeve më të mira që ekzistojnë për të matur një lider politik bashkëkohor.

Përshembull; Cili është raporti i Erdoganit dhe Edi Ramës me demokracinë, me lirinë, të drejtat e njeriut?

Sa janë Turqia dhe Shqipëria shtete të së drejtës dhe sa respektojnë “check and balance” gjatë ushtrimit të pushtetit nga Erdogan në Turqi dhe Ramës në Shqipëri.

Sa është rritur mirëqenia e qytetarëve turq nën udhëheqjen e Erdogan dhe sa ajo e qytetarëve shqiptarë nën udhëheqjen e Ramës.

Ku janë këta në raport me votën e lirë, me median e lirë, me sistemin e drejtësisë?

Ku gjenden këto dy vende në barometrat botërore të matjes së nivelit të korrupsionit?

Ku ishin dhe ku janë raportet e Turqisë dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian, me vlerat e BE, e cili është sot për sot etaloni më i mirë që njohim për respektimin e parimeve të lirisë, barazisë dhe shtetit të së drejtës.

Është shumë e thjeshtë për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetje rreth Taip Erdoganit dhe Edi Ramës.

Thjesht lexoni!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco