Gazetari nga Kosova-Ramës: Erdogan erdhi sikur Vuçiç të vizitonte Kosovën ditën e masakrës së Reçakut

Gazetari nga Kosova-Ramës: Erdogan erdhi sikur Vuçiç të vizitonte Kosovën ditën e masakrës së Reçakut

23:37, 17/01/2022
A+ Aa A-

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, e ka konsideruar të qëllimtë vizitën e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pikërisht ditën e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

I ftuar në emisionin Open, Buzhala theksoi se vizita e Erdogan ishte sikur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç të vizitonte Kosovën disten e masakrës së Reçakut.

Buzhala: Erdogan erdhi më 17 janar, si me ardhë Vuçiç në Kosovë ditën e masakrës së Reçakut.

Kujtojmë se vizita e presidentit turk solli reagime të shumta në vendin tonë, pozitive dhe negative.

Gjatë qëndrimit të tij rreth shtatë orë, Erdogan nënshkroi shtatë marrëveshje me vendin tonë, ndërsa mori pjesë edhe në ceremoninë e shpërndarjes së çelësave të banesave në Kurbin, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi vendin dhe xhamisë së Et’hem Beut në Sheshin “Skënderbej”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco