‘Negociata është vota’/ Berisha: Bashën as Gaz Bardhi nuk do ta votonte

‘Negociata është vota’/ Berisha: Bashën as Gaz Bardhi nuk do ta votonte

22:58, 17/01/2022
A+ Aa A-

Ish kryeministri Sali Berisha edhe njëherë tjetër ka treguar rrugën e negociatave me Lulzim Bashën, ku sipas tij zgjidhja është vetëm vota.

I ftuar në emisionin ‘Quo Vadis’, Berisha thekson se me një njeri që nuk njeh votën asgjë nuk mund të zgjidhësh, ndërsa shton se nëse do të bëhej një votëbesim i fshehtë as Gazment Bardhi nuk do ta votonte.

Berisha: Negociata është vota. Me një njeri që nuk njeh votën asgjë nuk mund të zgjidhësh. Ai e ka të hapur shtegun sepse zoti Paloka i ka propozuar që të vijë ose të votëbesohet në anëtarësi, por nëse do bëhej një votëbesim i fshehtë në atë seli, po të garantoj se asnjë nga punonjësit e selisë, as edhe Gaz Bardhi nuk do ia jepte votën Bashës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco