'E ka pushtuar demoni'/ Analisti shpjegon pse Basha mashtron edhe kur të gjithë e kuptojnë

'E ka pushtuar demoni'/ Analisti shpjegon pse Basha mashtron edhe kur të gjithë e kuptojnë

22:56, 17/01/2022
A+ Aa A-

Analisti Arjan Curri flet për demonë që kanë 'pushtuar' ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Curri ka komentuar faktin se Lulzim Basha, gënjen edhe për ato gjëra që të gjithë i shohin me sy dhe janë lehtësisht të vërtetueshme si mashtrime. 

Curri tha fryma e mashtrimit që lind brenda njeriut, e çon atë në ndërtimin e realiteteve të veta. 

"Basha është pushtuar nga demoni i mashtrimit. E kanë kapur xhindet e mashtrimit. Në mënyrë metaforike, babai i mashtrimit është djalli, demoni.

Demoni, apo deliri, apo fryma e mashtrimit që lind brenda njeriut, të çon në ndërtimin e realiteteve paralele. Këtu palët e dinë që duan të gënjejnë veten, sepse populli nuk e ha.

Ai e di që njerëzit nuk e besojne, e di që kanë para gaz, hunjë, zjarrëfikse, mercenarë, por i duhet në vetëvete të mos e pranojë, sepse i pëlqen të jetojë në një realitet të gënjeshtërt, sepse i duhet të mbajë veten në këtë pozicion.

Aty është krijuar një sekt fetar, që këta i thonë vetes, që ne jemi shumica, që nuk kemi gaz, nuk kemi blinda… Këtë histori do ta tregojnë derisa të vdesin, apo ti heqë njeri nga aty.

Nuk i intereson fare që kuptohet që këto janë gënjeshtra.

Ai mund të mos e pranojë, si fëmija. Përshembull, kur e thyen gotën një fëmijë, ti i thua përse e theve? Fëmija thotë, nuk e theva unë, sepse kujton se shpëton nga ndëshkimi", tha Curri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco