‘80% e kompanisë në emër të nuses’/ Berisha: Vrasja në ish-Bllok zbuloi se Basha është pronar bastesh

‘80% e kompanisë në emër të nuses’/ Berisha: Vrasja në ish-Bllok zbuloi se Basha është pronar bastesh

22:51, 17/01/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vrasja në ish-Bllok zbuloi se Lulzim Basha është pronar bastesh.

Nga studioja e ‘Quo Vadis’, Berisha denoncoi sërish se 80 për qind e kompanisë së basteve në Qipro është në emër të bashkëshortes së Lulzim Bashës, 15 për qind të kunatit, 5 për qind të vajzës që punon aty.

Berisha: Unë nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjet, ndodhi vrasja në Bllok, nuk e dija se kush e kishte kompaninë e basteve. Njerëz shumë të besuar më thanë se përfaqësuesi i Lulzim Bashës shkoi kërkoi ndihmën e tyre për të zhbllokuar bastet sepsei i bllokoi Edi Rama. Këtij përfaqësuesi i thanë që nuk të ndihmojmë dot, por mund të ndihmojë Baton Stanishiqi. Ai i thotë sigurisht. Erdhi në Tiranë dhe Rama i tha që ajo kompani, 80 për qind në Qipro është në emër të bashkëshortes së Lulzim Bashës, 15 për qind të kunatit, 5 për qind të vajzës që punon aty, unë këto nuk i kam ditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco