Meta: Kur shoh Bashën më rritet respekti për Ramiz Alinë. Vetëm vota e zgjidh krizën

Meta: Kur shoh Bashën më rritet respekti për Ramiz Alinë. Vetëm vota e zgjidh krizën

21:37, 17/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ironizon ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Meta tha në Çim Peka Live se kur sheh Bashën, duke iu referuar bunkerizimit të PD dhe dhunës ndaj demokratëve, i rritet respekti për Ramiz Alinë.  

"Nuk dua te bej me asnje koment per z.Basha. Ju a kam thene dhe po ju them qe nuk kam menduar kurre qe Shqiperia do katandisej ne kete derexhe. Kur shoh lidershipin aktual te PD, mua me rritet respekti per Ramiz Aline, qe kur fitoi pala tjeter iku nga posti dhe i hapi rrugen pales fituese.

Nuk kam nostalgji fare per Ramiz Aline sepse une jam student i Dhjetorit '90, por si nuk mund te kesh respekt per te kur sheh keta *politikanet e qofteve* qe cdo gje e kane marre dhurate nga te tjeret dhe qe nuk ikin edhe kur humbin.  

Sot kemi politikane qe akuzojne Ilir Meten per tranzicionin. Pse? Sepse kam kerkuar zgjedhje gjitheperfshirese? Sepse kerkoj triumfin e votes se lire?", u shpreh Meta. 

Kreu i shtetit tha gjithashtu se vetëm vota e zgjidh krizën që po kalon PD. 

"25 prilli ishte një operacion kriminal i mirëorganizuar i tjetërsimit të vullnetit të popullit shqiptar, dhe nuk e shmangia dot sepse isha i vetëm. Këtë e kuptuan të gjithë, populli shqiptar por dhe ndërkombëtarët. Per demokracine, per lirine, per sovranitetin, per dinjitetin dhe çështjen kombetare une nuk bej kompromis dhe nuk pranoj leksione".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco