VIDEO/ Meta: Gati të shpall datën e zgjedhjeve për bashkitë e mbetura pa kryetar

VIDEO/ Meta: Gati të shpall datën e zgjedhjeve për bashkitë e mbetura pa kryetar

21:21, 17/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta deklaroi në Çim Peka Live në Syri Tv, se është gati të shpallë datën për zgjedhjet vendore në bashkitë e mbetura pa kryetar.

Meta tha gjithashtu se zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin antikushtetuese. 

"Në 8 qershor (2019) shpëtova shqiptarët nga vëllavrasja. Iu dhash një mundësi që të mos përplasen. Unë kam pritur vendimin e GJK, ai vendim që erdhi dhe në bazë të hapësirës që kam, të zbatoj ligjin. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë çdo orë, çdo institucion të përgjegjëshëm në vend. Ne nuk presim vendim tjetër të GJK. 

Unë nuk dua që asnjë qytetar, në këto bashki, tre për momentin, të mos mendojë që kryetari, apo kryetarja po abuzon, po i bie me top fondeve publike sepse presidenti nuk po dekreton datën e re të zgjedhjeve. 

Unë kurrë nuk kam pritur si president, këtë vendim i cili është mosvendim nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet vendore në vend. Në zbatim të Kushtetutës, unë si president jam i detyruar të shpall datë zgjedhjesh për bashkitë e mbetura pa kryetar", u shpreh Meta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco