Paloka: S’mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal

Paloka: S’mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal

20:35, 17/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka shpjeguar qëndrimin e tij pasi ka bojkotuar sallën e parlamentit gjatë fjalës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Në një prononcim për SYRI-n, Paloka ka theksuar se ‘nuk mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal i Turqisë’.

Gjithashtu Paloka ka sqaruar se Erdogan ka gjithë të drejtën të trajtoj si vasal dhe më keq Edvin Ramën , se ka sponsorizuar qëndrimin e tij në pushtet, por kurrsesi Parlamentin e Shqipërisë.

Paloka: Nuk mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal. Erdogan ka gjithë të drejtën të trajtojë si vasal dhe më keq Edvin Ramën, se ka sponsorizuar qëndrimin e tij në pushtet, por kurrsesi Parlamentin e Shqipërisë.

Miqësia e  “vëllazëria” nuk kanë lidhje me vasalitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco