Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Erdogan në Shqipëri/ Vizita që u ‘eklipsua’ nga dy pyetje gazetarësh

Erdogan në Shqipëri/ Vizita që u ‘eklipsua’ nga dy pyetje gazetarësh

20:33, 17/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan përmbylli vizitën e tij në Shqipëri.

Por ajo nisi që në mëngjes me një moment tensioni. Kryeministri Edi Rama kishte dhënë një intervistë për britaniken Financial Times, duke tërhequr vëmendjen e medieve turke.

Duke folur për gazetën britanike, Financial Times, Rama bëri thirrje që të gjithë vendet që duan të bashkohen me BE-në, duhet të ‘refuzojnë ofertat nga fuqitë e huaja dhe të ruajnë besimin te ëndrra anëtarësimit në BE’.

Vetë gazetari i Financial Times, Alex Russell ngriti pyetjen: “A është kjo arsyeja që Erdogan të flasë përçart në vizitën e tij në Shqipëri? Kryeministri Edi Rama tha për Financial Times se Ballkani Perëndimor duhet të ketë kujdes nga partnerët jashtë BE-së që ofrojnë ‘para, investime dhe madje edhe haviar”.

Rama vetë foli për miqësinë e ngushtë me Erdogan, tha se i ngjante atij, madje barazoi BE-në me Turqinë, duke treguar se intervista e tij ishte thjesht për të bërë makijazhin e radhës si pro-perëndimor në mediat e huaja. Aq të shumta ishin komplimentet e tij për Erdogan sa edhe mediat greke mbetën të habitura.

Media greke “Skai” shkruan se presidenti turk dhe kryeministri shqiptar kanë dhënë një “betejë” komplimentesh ndaj njëri-tjetrit.

Por më pas ishte një tjetër pyetje gazetarësh, që bëri xhiron e medieve në Turqi.

Një gazetare shqiptare e pyeti Erdogan se çfarë merrni ju në këmbim për investimet që janë bërë në Shqipëri, shkruan Sozcu. “A duhet të shqetësohet Bashkimi Europian për interesin tuaj në Shqipëri,” tha gazetarja.

Pasi vlerësoi pyetjen, duke thënë se ajo e ka vendosur në një qoshe, Erdogan tha: “Mendoj se ju doni që të na kundërvini ndaj njëri-tjetrit. Por ne nuk do jemi në kënde të kundërta”.

“Ligjet e vëllazërisë janë të ndryshme. Brenda ligjt të vëllazërisë ka mbështetje të tilla, që ëkto mbështetje bëhen detyrim për vëllazërinë. Por ka edhe një marrëdhënie bilaterale që bazohet te ligji i detyrimeve”, tha Erdogan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco