Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Erdogan paralajmëron ‘zgjidhje’/ Por cili është problemi i Xhamisë së Namazgjasë?

Erdogan paralajmëron ‘zgjidhje’/ Por cili është problemi i Xhamisë së Namazgjasë?

19:24, 17/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë fjalës së tij, në inaugurimin e restaurimit të Xhamisë Et’hem Beu në Tiranë, tha se investimet e shtetit turk, në drejtim të vendit tonë nuk do të mungojnë.

Ai përmendi edhe çështjen e Xhamisë së Namazgjasë, e cila në fakt duhej të ishte inauguruar me kohë.

“Uroj dhe dëshiroj që shumë shpejt, mbase deri në muajin e Ramazanit, ta kemi zgjidhur dhe problemin e xhamisë së Namazgjasë,” tha Erdogan.

Por ai nuk dha se cili është problemi i Xhamisë së Namazgjasë, e cila në fakt duhej inauguruar që në vitin 2019?

Rreth 7 vite më parë, kur vizitoi Tiranën, presidenti i Turqisë vendosi vetë tullën e parë për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë. E konsideruar si xhamia më e madhe në Ballkan, me një kapacitet ku mund të falen 10 mijë besimtarë njëkohësisht, kjo xhami duhej të kishte përfunduar tashmë prej 2 vitesh.

Por investimi i qeverisë turke ende nuk është dorëzuar.

Përveç kësaj, duhet vënë në dukje se Erdogan shkon në Xhaminë e Et’hem Beut, restaurimi i së cilës ka përfunduar si një investim i qeverisë turke, ndërkohë që ende nuk ka dorëzuar Xhaminë e Namazgjasë, që është dhe investimi i shumëpritur nga besimtarët myslimanë.

Sipas një shkrimi të Lapsi.al, edhe në këtë ngërç, sërish dalin në lojë gylenistët. Për FETO-n, organizatën e shpallur terroriste nga shteti turk, është kërkuar ndëshkim me dorë të fortë në Shqipëri.

Por përkundër presionit nga Turqia, mbështetësit e imamit Fetullah Gylen në Shqipëri kanë investuar në shkolla, spitale, media etj, madje kanë mundur të kenë përfaqësim edhe në strukturën drejtuese të Komunitetit Mysliman.

Këtë shpjegim për ngërçin me Xhaminë e Namazgjasë e jep ish-kryetari i Lëvizjes së Hoxhallarëve, Justinian Topulli në një status në rrjetet sociale. Ai shpjegon se Turqia ka vite që ka ndërprerë marrëdhëniet me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe se shkak për këtë janë mbështetësit e Fetullah Gylen, që tashmë kanë shumicën në strukturat drejtuese të komunitetit.

Kujtojmë se sot, Erdogan kërcënoi nga Kuvendi i Shqipërisë se duhet të merren masa konkrete dhe të shpejta kundër lëvizjes FETO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco