Basha dhe Bardhi thanë ‘i sëmurë rëndë’/ Alfred Rushaj shfaqet në parlament, e zbulon Çollaku

Basha dhe Bardhi thanë ‘i sëmurë rëndë’/ Alfred Rushaj shfaqet në parlament, e zbulon Çollaku

19:24, 17/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti Gazment Bradhi doli dy ditë më parë në media dhe ngiti alarmin se deputeti i PD-së Alfred Rushaj ishte i sëmurë me Covid dhe ndodhej në gjendje të rëndë.

Sipas Bardhit, kjo ishte dhe arsyeja e largimit të tij nga drejtimi i grupit parlamentar.

Lajmi se zoti Rushaj ishte i sëmurë me Covid  ishte një fake news i artikuluar nga Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, për të mbuluar dorëheqjen e tij me vendim personal.

Këtë e vërteton edhe deputeti i Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku i cili ka publikuar disa foto në rrjetet sociale të cilat i përkasin datës 13 janar.

Në foto shihet Rushaj në Kuvendin e Shqipërisë në një takim me delegacionin e deputetëve të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco