Mediat turke/ Erdogani paralajmëroi Shqipërinë: ‘Nëse nuk veproni menjëherë...’

Mediat turke/ Erdogani paralajmëroi Shqipërinë: ‘Nëse nuk veproni menjëherë...’

19:11, 17/01/2022
A+ Aa A-

Mediat turke po i bëjnë jehonë deklaratave të bëra nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas tyre, Erdogan i dërgoi një mesazh të qartë Shqipërisë, duke i kërkuar që të veprojnë menjëherë kundër organizatës FETO.

Haber 7 shkruan se presidenti Erdogan ka paralajmëruar nga parlamenti i Shqipërisë se duhet të reagojnë sa më shpejt.

Erdogan bëri paralajmërime të rëndësishme në lidhje me organizatën terroriste FETO, shkruan Haber 7.

Kurse gazeta Sabah shkruan se Erdogan deklaroi se pritshmëria më e madhe e Turqisë është që Shqipëria të luftojë organizatën FETO.

“Presim që të merrni hapa konkretë dhe të shpejtë kundër FETO,” tha Erdogan.

Sipas tij, nëse nuk veprohet shpejt, përpjekje të ngjashme mund të ndodhin edhe në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco