‘Qeveria fsheh vakancën për 3 bashki’, KQZ shkresë Metës: S’kemi informacion...

‘Qeveria fsheh vakancën për 3 bashki’, KQZ shkresë Metës: S’kemi informacion...

19:07, 17/01/2022
A+ Aa A-

Këshilli I Ministrave nuk ka informuar KQZ-në në lidhje me vakancat për kryetar në 3 bashki të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një shkrese zyrtare i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta i cili kërkoi informacion në lidhje me vakancat në pozicionet e kryetarëve të bashkive.

KQZ njofton presidentin se bashkitë pa kryetar janë Vora, Dibra dhe Shkodra, ndërsa nënvizon se nuk ka dijeni për Lushnjën, Rrogozhinën dhe Durrësin, pasi duheshin informuar nga Këshilli i Ministrave.

Ilirjan Celibashi ka njoftuar se për raste të tjera të vakancave të krijuara, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk është vënë në dijeni dhe brenda kompetencave të veta, ju vë në dispozicion informacionin e saktë vetëm për sa është në fushën e vet të përgjegjësive ligjore.

KQZ i ka kthyer përgjigjen Presidentit Meta brenda afatit 3 ditor që e parashikon ligji. Tashmë pritet nëse Presidenti Meta do të dekretojë zgjedhjet për 6 Bashkitë pa kryetar apo do të presi plotësimin e informacionit të kërkuar dhe më pas do të vendos. Sipas parashikimit ligjor, data e zgjedhjeve duhet të jetë brenda 45 ditëve nga marrja e informacionit nga KQZ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco