Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Altin Goxhaj rendit 3 datat e përdhosjes së identitetit kombëtar nga ‘Hamzallarët’

Altin Goxhaj rendit 3 datat e përdhosjes së identitetit kombëtar nga ‘Hamzallarët’

18:46, 17/01/2022
A+ Aa A-

Avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj ka renditur tre data në të cilat është përdhosur identiteti ynë kombëtar nga rilindja e Ramës, duke i quajtur ata ‘Hamzallarë’.

Në postimin e tij në Facebook, Goxhaj thekson se ‘përkundrejt përdhosjes identitare të KryeHamzait që na sundon që po na bën duke zgjedh Datën e Vdekjes së Skënderbeut si Ditë Pritjeje të Erdoganit i cili sot na kujton trashëgiminë otomane (pra sillet si pasardhës i Perandorisë Otomane dhe jo thjesht si Shteti i Turqisë Moderne të Ataturkut) nuk vendos një lule në vendvarrimin pa varr të Skënderbeut (ia shkatërruan në mënyrë shtazarake hordhisë osmane) për të na nderuar dhe njohur ndjesën ndaj pushtimit gjakatar 500 vjeçar dhe prapambetjes së qëllimshme (as gjuhën shqipe nuk na lejuan ndryshe nga politika ndaj fqinjëve)’.

Postimi i plotë i Altin Goxhajt:

3 data të përdhosjes së Identitetit Kombëtar nga Hamzallarët tanë (që na sundojnë si pushtuesit osmanë dikur), meritojnë kundërpërgjigjen tonë:

👉 VENDOSNI NË PROFILET APO COVERAT TUAJA IMAZHIN E SKËNDERBEUT!

👉 SOT VENDOSNI LULE TE MONUMENTET E SKËNDERBEUT KUDO KU JENI!

Përkundrejt përdhosjes identitare të KryeHamzait që na sundon që po na bën duke zgjedh Datën e Vdekjes së Skënderbeut si Ditë Pritjeje të Erdoganit i cili sot na kujton trashëgiminë otomane (pra sillet si pasardhës i Perandorisë Otomane dhe jo thjesht si Shteti i Turqisë Moderne të Ataturkut) nuk vendos një lule në vendvarrimin pa varr të Skënderbeut (ia shkatërruan në mënyrë shtazarake hordhisë osmane) për të na nderuar dhe njohur ndjesën ndaj pushtimit gjakatar 500 vjeçar dhe prapambetjes së qëllimshme (as gjuhën shqipe nuk na lejuan ndryshe nga politika ndaj fqinjëve).

1️⃣ 👉 Zgjedhja e datës 17 Janar në DitëVdekjen e Heroit tonë Kombëtar është kalkulimi më diabolik i KryeHamzait dhe Sulltanit për të na shkelur dhe atë pak dinjitet që na kanë lënë pa shkelur!

2️⃣ 👉 Pikërisht në 28 Nëntor 2021 Këshilli Bashkiak i Hamzallarëve të Kurbinit vendosi ti japë Erdogan Titullin QYTETAR NDERI pikërisht në ditën kur në 1443 u ngrit flamuri shqiptar i Skënderbeut në Krujë pas çlirimit nga pushtuesit osmanë dhe më pas, i njëjti flamur pas 500 vjetësh në 1912 në Vlorë si akti i Pavarësisë nga Perandoria Otomane! Natyrisht me urdhër të KryeHamzait të Shqiptarëve!

3️⃣ 👉 Në 2 Mars 2021 në Ditën e Besëlidhjes së Lezhës kundër Pushtimit Osman, u vendos nga Këshilli i Hamzallarëve të Qeverisë që në shkollat tona të futet gjuha turke!!!

Të gjitha këto e shumë si këto, nuk janë akte sporadike apo koinçidenca fatkeqe, por Fatkeqësia që na zënë përfyt nga Sundimi i Hamzallarëve që na kanë pushtuar!

Ndaj reagoni, rezistoni, përballuni!

Të paktën minimumi që mund të bëni është të vendosni në profilet tuaja imazhet e Skënderbeut dhe pranë monumenteve të Skënderbeut vendosni lule!

Sepse ne jemi pasardhës të Skënderbeut dhe jo bastardë të Hamzait!SEPSE NE JEMI SKËNDERBENJ DHE JO HAMZALLARË!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco