Milaqi për vizitën e Erdogan: Qokë politike ndaj Ramës, luhet me interesa ekonomike

Milaqi për vizitën e Erdogan: Qokë politike ndaj Ramës, luhet me interesa ekonomike

18:33, 17/01/2022
A+ Aa A-

Bledar Milaqi nga Gjermania në intervistë me Skype në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, ka komentuar deklaratën e Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri.

Milaqi theksoi se vizita e Erdoganit në vendin tonë është qokë politike ndaj Ramës. Ai shton se në këtë mes luhen më shumë interesa ekonomike.

“Kjo është qokë politike ndaj Ramës, kombet nuk njohin miqësi, por interesa ekonomike. Profilizimi i Erdoganit se qenka humane ndaj nesh është etiketim jonormal. Më shumë luhet për interesa ekonomike sesa humanitare.

Mua më shqetëson modeli erdoganist i sundimit në vend, nëse i referohemi shifrave të azilkërkimit në Europë, ku turqit, por edhe shqiptarët janë në krye të personave që duan azil në Europë. Rama merr shembull nga Erdogani për autokracinë. Turqia, Kina dhe vende të tjera janë duke marrë më shumë se ç’duhet ndoshta vëmendje nga Shqipëria, teksa aleati ynë historik ka qenë BE-ja dhe SHBA-ja”, deklaroi Milaqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco