Vizita e Erdogan, Bumçi: S’jemi vasal të Turqisë, futja e tij në politikën e brendshme e gabuar

Vizita e Erdogan, Bumçi: S’jemi vasal të Turqisë, futja e tij në politikën e brendshme e gabuar

18:19, 17/01/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Aldo Bumçi ka komentuar vizitën e Erdoganit në vendin tonë.

Bumçi thekson se Shqipëria nuk është vasale e Turqisë. Ai shton se futja në lojën e brendshme politike e Erdoganit është veprim i gabuar.

“Nuk mund të jemi vasalë të Turqisë. Ne jemi mirënjohës për rindërtimin. Nuk mundet që përfaqësuesi i një vendi tjetër të përcaktojë se kush është përfaqësues i popullit shqiptar.

Ne nuk jemi pro as kundër grushtit të shtetit në Turqi, sepse në demokraci nuk pranohet grushti i shtetit. Marrëdhëniet e mira Shqipëri – Turqi janë marrëdhënie historike, por futja në lojën e brendshme politike është e gabuar. Rama po mban ca raporte jonormale si me Vuçiç”, deklaroi Bumçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco