Berisha bojkoton fjalimin e Erdogan në Kuvend

Berisha bojkoton fjalimin e Erdogan në Kuvend

18:11, 17/01/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bojkotuar fjalimin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Kuvend edhe pse kishte njoftuar më herët se do ishte prezent në seancën e parë të këtij viti.  

Burime për SYRI-n, bëjnë me dije se Berisha ka munguar për të mos qenë pjesë në seancën e fjalës së Erdogan, pasi ky vendim lidhet me qëndrimet e këtij të fundit kundër opozitës dhe ndërhyrjet në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. 

Kujtojmë se presidenti turk ka ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi ka deklaruar në krah të Ramës se ndërtimi i spitalit rajonal në Fier, do përfundohet para zgjedhjeve të 25 prillit. 

Po ashtu Erdogan i organizoi Ramës një pritje madhështore në pallatin presidencial në Ankara dhe më pas e lejoi të spekulojë mediatikisht për një rol negociatori në konfliktin e ndezur Turqi-Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES18/01/2022 00:11

BRAVO TE QOFTE! KETIJ I THONE BURRE SHTETI ME DINJITET!! PAS NDERHYRJES SE TURPSHME TE ERDOGAN NE ZGJEDHJET E 25 PRILLIT NE FAVOR TE VASALIT TE TIJ, ASNJE DEPUTET I PARTISE DEMOKRATIKE NUK DUHEJ TE ISHTE NE ATE STALLE LOPESH DHE DELESH TE MARRA PENG!! SULLTANI ERDOGAN NUK ERDHI NE SHQIPERI SI NJE MIK I SHQIPTAREVE APO I SHQIPERISE DHE I KOMBIT SHQIPTAR, POR ERDHI VETEM SI NJE TUTOR DHE MIK PERSONAL I SATRAPIT TE SURRELIT OSE VEZIRIT TE SHQIPERISE! PO TE ISHTE NJE BURRE SHTETI ME DINJITET DHE PO TE KISHTE VERTETE RESPEKT PER SHQIPTARET DHE SHQIPERINE, PRESIDENTI ERDOGAN DUHEJ TE KISHTE TAKUAR SIKUR EDHE PER 5 MINUTA KRYETARIN E SHTETIT SHQIPTAR, PRESIDENTIN E REPUBLIKES, KUSHDO QOFTE AI. VETEM VASALET DHE TE KORRUPTUARIT E PD ISHIN NE ATE STALLE LOPSH, DELESH DHE DHISH!! POR VETEM DR. PROF. SALI BERISHA ESHTE ME TE VERTETE BURRE SHTETI QE I NDERON DHE I BEN KRENAR SHQIPTARET KUDO KU JANE!

N17/01/2022 19:35

Presidenti turk për të qenë i pa anshëm duhet të takonte edhe presidentin tonë ,por kjo nuk ndodhi.Presidenti turk në shërbim të Edvinit për të luftuar lëvizjen Gyleniste.

Shto koment

Denonco