Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Erdogan inauguron 522 banesa në Laç, një shtëpi kushtoi rreth 81 mijë euro

Erdogan inauguron 522 banesa në Laç, një shtëpi kushtoi rreth 81 mijë euro

15:20, 17/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan inauguroi sot 522 banesat e rindërtuara pas tërmetit të nëntorit në Laç.

Shtëpitë u financuan nga qeveria turke.

"Sot po i dorëzojmë këto banesa të cilat janë 522 dhe kanë kushtuar 42 milionë dollarë. Që në këto moment dua t’ju uroj të gjithë përfituesve t’i gëzoni këto banesa. Edhe pse Turqia u sprovua gjatë këtij procesi ne arritëm të përmbushim dhe të mbajmë premtimin tonë ndaj shqiptarëve".

Presidenti turk foli për vëllazërinë. 

"Ajo që dua të theksoj është parim besimi, shenja e vëllazërisë nuk është të vish kur të thërrasin, por të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ai ka nevojë dhe ne tani e tutje do vazhdojmë t’ju qëndrojmë pranë.

Të jesh me vëllain në kohë të mira dhe të vështira është një nga këto vlera të cilat i përmenda pak më lart. Si fryt i këtij solidariteti kaq të fortë vëllazëror kem Spitalin e quajtëm spitali i miqësisë Turi-Shqipëri për të pasqyruar lidhjet e forta mes vendeve tona.

Në këtë spital tashmë janë ekipet e mjekëve dhe infermierëve turq e shqiptarë që punojnë krah për krah në spitalin rajonal të Fierit i cili është ndërtuar brenda 68 ditëve. Sot këtu me këtë ceremoni po e kurorëzojmë akoma më tutje miqësinë mes vendeve tona".

Presidenti përgëzoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e projektit të rindërtimit, ndërsa njoftoi se kostoja e rindërtimit të 522 banesave është 42 mln euro.

Image

E thënë më konkretisht, kostoja e një apartamenti në Laç arrin në 80 500 euro. 

Gjithashtu, në Laç është inauguruar edhe sheshi që do të mbajë emrin e presidentit turk, Erdogan.  

Më herët, Erdogan është vlerësuar me dekoratën “Qytetar Nderi i Kurbinit” për kontributin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco