'Droga është e keqja më e madhe që na ka kapluar të gjithëve si shoqëri'

'Droga është e keqja më e madhe që na ka kapluar të gjithëve si shoqëri'

10:42, 17/01/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Droga more drogaaaaaaa!
E keqja më e madhe që na ka kapluar të gjithëve si shoqëri është droga. Tashmë droga është çështje e shoqërisë. Jo thjesht e disa trafikantëve apo përdoruesve të saj. E gjithë shoqëria shqiptare është e prekur nga kjo e keqe.

Droga vret!
Vret përdoruesin e trafikantin, por vret edhe një shoqëri të tërë që bashkjeton me ngjarje të rënda vrasjesh të rinjsh e të rejash. Dhe shoqëria që varros rininë dhe pjesën tjetër të saj e çon jashtë për ta shpëtuar, quhet e vdekur.

Droga është iluzion!
Iluzion për përdoruesit, iluzion për ata që bëjnë para me këtë gjë por është iluzion për gjithë shoqërinë që bashkjeton me këtë fenomen. Një shoqëri që gëzon se po ndërtohen kulla dhe ndërkohë jeton në informalitet, dmth pasiguri, është e gjitha në iluzionin se vendi po zhvillohet. Është një iluzion i patrajtuar që çon shumë kollaj në depresion.

Droga nuk është liri!
Përkundrazi është varësi. Përdoruesit në rritje janë të varur, por e gjithë shoqëria informale varet nga droga. Duhen para që të furnizohen kanalet informale. Kjo para informale vret çdo liri, por edhe çdo nismë të lirë për bisnes.

Droga nuk bën ekonomi!
Në shoqërinë informale konkurrenca është thellësisht e pandershme. Mund të kesh ide bisnesi dhe pak para për ta filluar atë, por të thy n’mes një anonim që sdi ku të çojë paratë. Ky i fundit paguan më shumë, vajos më mirë korrupsionin dhe ecën.

Droga nuk të bën të pasur!
Të varfëron. Të rrënon. Le të kesh sa të duash pasuri. Ato skanë asnjë vlerë. Në shoqërinë e drogës i varfri nuk dallohet kollaj. Sepse vilë ka pasaniku, por vilë me një kat më shumë ka edhe i varfëri që merr dge asistencë papunësie!!!

Droga nuk lejon as ligj e as shtet!
Kudo ku lulzon droga shteti dhe ligji nuk vlejnë. Kjo e bën shoqërinë vulnerabël ndaj çdo akti dhune. Për pasojë shoqëria hesht. Shet lirinë për të blerë sigurinë.
Ligji e shteti i shërbejnë drogës.

Droga sjell vetëm pushtet/sundim!
Aty ku droga është bisnes kombëtar, pushteti është ekstremisht i fortë. Politika shitet e blihet. Opozitat janë fiktive. Pushteti lejon shtinin e drogës që të shtojë iluzionin bollëkut dhe të qënit mirë. Shoqëria nën këtë iluzion voton pushtetin. Dhe kështu mbyllet rrethi vicioz. A nuk jemi dhe ne në këtë derxhe?!

Droga është fatkeqësia jonë më e madhe. Vrasësja e heshtur e një shoqërie.
Kam keqardhje ulëritëse sa herë shoh që shoqëria shqiptare e sotme nuk e sheh këtë fenomen si të keqen më të madhe që e ka kapluar.
Padyshim qeveria dhe politika që e bën këtë gjë është më e keqja e mundshme. Por disi shoqëria duhet të reagojë që të ndahet pushteti e politika (përfshi opozitën) e keqe nga shoqëria. Nëse nuk e bën këtë ndarje shoqëria bashkjeton me të.
Bashkjetesa me këtë të keqe të madhe është mbytëse e çdo fije shprese.
Nuk është asgjë tjetër më e keqe se droga dhe bashkjetesa me të!!!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco