Meta ‘thumbon’ Ramën dhe Erdogani: Skënderbeu është lavdia jonë

Meta ‘thumbon’ Ramën dhe Erdogani: Skënderbeu është lavdia jonë

09:22, 17/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta reagoi me një postim në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Reagimi i tij duket si një ‘thumbim’ ndaj faktit se sot vendin tonë e viziton presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!

Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar,” shkruan Meta.

Bashkëngjitur ai poston edhe videon e mëposhtme:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agroni17/01/2022 10:16

Nje gje eshte e sigurt që rama ka bere pakt me djallin per ta vazhduar doktrinen djallezore sipas planit të të madhit te tyre sepse per këta nuk ka as komb, as besim, as familje,as heronj as ngjyra, as vlera as dinjitet.Por kane vetem ngjyrën e parave qe fitojne dhe qellimit kujt i sherbejne.Mjer kush eshte tradhetar dhe shet shpirtin e tij.

Shto koment

Denonco