Lajmi i fundit

'Në Shqipëri për opozitën iraniane'/ Pompeo përgënjeshtron mediat e qeverisë

Erdogan vjen në ditën e vdekjes së Skënderbeut/ Bllokohet Shqipëria

Erdogan vjen në ditën e vdekjes së Skënderbeut/ Bllokohet Shqipëria

09:08, 17/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, vjen sot në Shqipëri. Mësohet se Erdogan do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në orën 09.25. Më pas nga Rinasi, Erdogan do të udhëtojë drejt Laçit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor. Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit. Shumica e rrugëve kryesore në pjesën qëndrore të vendit do bllokohen nga lëvizja e Erdogan.

Vizita në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Ky 17 janar shënon përvjetorin e së vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, por meqë nuk është vit jubile pakkush u angazhua të rikthejë në vëmëndje jetën dhe betejat e heroit kombëtar. Në rastin më të mirë, përvjetori i 554 i vdekjes së Skënderbeut do të gjendej në ndonjë titull periferik online, sikur Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan të mos e kishte zgjedhur pikërisht këtë të hënë për një vizitë në Tiranë dhe Laç.

Qëllim kryesor ka inaugurimin e shtëpive të rindërtuara nga tërmeti, por simbolika me turqit bëhet e fortë në këtë ditë. Përse duhej që Erdogan të zgjidhte pikërisht ditën e vdekjes së Skënderbeut për të inauguar shtëpitë në Laç? Çfarë e ka ngacmuar mikun e kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, që duhet të japë një mesazh të tillë kontrovers për shqiptarët?

Nga axhenda që u bë publike, kuptohet se Edi Rama ka bërë gjithçka për t’u shfaqur mirënjohës. Nuk janë vetëm shtëpitë e dhuruara në Laç për të prekurit nga tërmeti, është edhe ndihma e pashembullt që Erdogan i dha para zgjedhjeve Ramës, kur i organizoi një pritje madhështore në pallatin presidencial në Ankara, kur i ndërtoi me urgjencë spitalin në Fier dhe më pas e lejoi të spekulojë mediatikisht për një rol negociatori në konfliktin e ndezur Turqi-Greqi.

Të hënën Erdogan e nis ditën me një fjalim për banorët që përfituan shtëpitë e reja në Laç. Atje do t’i emërtojnë një shesh me emrin “Rexhep Taip Erdogan”.

Bllokimi i rrugëve

Lidhur me këtë vizitë të presidentit turk në vendin tonë, Policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta, ku në këtë datë njofton se do të bllokohet qarkullimi i makinave për disa orë nga Tiranë në drejtimin të Laçit, ku Erdogan pritet të bëjë një inspektim banesave që qeveria turke financoi për tu ndërtuar pas tërmetit.

Konkretisht policia njofton se për nevoja të sigurisë publike, përdoruesit e rrugës që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve.

Njëkohësisht, do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar. Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit –Laç, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Sakaq prej orës 08:30 deri në orën 10:00, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas.

Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë. Ndërkohë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Rinasit, me qëllim udhëtimin jashtë shtetit, me avion, sipas policisë duhet të marrin masa për të lëvizur para orës së bllokimit të lëvizjes së automjeteve.

AXHENDA

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të
Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dodo 17/01/2022 11:32

Erdogani nuk eshte i mirepritur ne Shqiperi. Ai ka fyer Heroin dhe simbolet tona kombetare . Lejimi i sigurimit turk me qenin Enrdogan ofendon gjakun e heronjve , martireve . Demet qe i ka shkaktuar pushtimi turk dhe pasojat e shperberjes se kombit tone nuk lahen me rreckat dhe kepucet e as shtepite e demtuara nga termeti . Ne jemi armiq deri ne vdekje . Nuk ka falje per turqit . Vetem vdekja na ndan me ta .

arqile17/01/2022 10:38

Cna duhet Rexhepi pak rexhepa kemi race muti e ftoi diten e vdekjes se legjendes SHQIPTARE SKENDERBEUT TURP O DJALI REXHEP MAVRISE.

kudreti 17/01/2022 09:54

JO PA QLLIM ,RAMA IKKKKKKKK

Shto koment

Denonco