Erdogan vjen sot në Tiranë, ja rrugët e bllokuara, Laçi ‘pushtohet’ nga flamujt e Turqisë

Erdogan vjen sot në Tiranë, ja rrugët e bllokuara, Laçi ‘pushtohet’ nga flamujt e Turqisë

08:14, 17/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan do të vizitojë Tiranën ditën e sotme, 17 janar.

Në kuadër të vizitës zyrtare të Erdogan,  policia e shtetit ka marrë masa të rrepta sigurie dhe për pasojë do bllokohen disa akse rrugore në vend.

Gjithashtu rrugët e Laçit të Kurbinit janë veshur me flamuj të Shqipërisë dhe Turqisë.

Axhenda e Erdogan në vendin tonë:

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita në një familje në Laç

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve  + konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

Për shkak të masave të marra nga Policia e Shtetit për sigurinë e presidentit turk, do të ketë bllokime rrugësh prandaj policia iu bën apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit. 

Referuar të dhënave në faqen e aeroportit të Rinasit, të hënën duke nisur nga ora 07:00 deri në 14:30 janë planifikuar 13 fluturime në nisje dhe 13 në mbërritje, të cilat nuk do preken, por mund të ketë vështirësi për lëvizjen e udhëtarëve drejt Rinasit që këshillohet të mbërrijnë në aeroport më herët.

Aeroporti i Rinasit dhe akset që lidhin kryeqytetin me të do të jenë prej mesditën e se dielës nën masa të larta sigurie ndërsa kufizimet do të preknin autostradën me drejtim Rinas-Vorë-Tiranë, Rrugën e Durrësit dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e hënë paradite. Rrugët në të cilat do të ndalohet tërësisht qarkullimi janë Milot-Vorë-Milot nga 07 deri në 14 për kamionët dhe makinat. Kurse nga 08:30 deri në 12:30 ndalohet mbikalimi Laçit si dhe Rinas-Vorë-Rinas nga ora 08:30 deri në ora 10:00. Bllokime do të kenë edhe akset në Tiranë, autostrada e Rinasi, Rruga e Durrësit, bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' etj.

AKSET E BLLOKUARA

Aeroporti i Rinasit- “Ura e Gjoles”, 08:30 -10:00

Vorë-“Ura e Gjoles”, 08:30 -10:00

Rinas-“Ura e Gjoles” 11:00-3:00

Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas, 11:00-13:00

Durrës-Tiranë ,11:00-13:00

“Casa Italia”- “Shqiponja”- “Teodor Keko”, 11:00-13:30

 “Fabrika e Miellit”- Sanatorium, 11:00-13:30

Elbasan-Tiranë, 11:00- 13:30

“Rruga e Elbasanit”, 11:00-13:30

Rrugët lidhëse me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” 14:30-6:30

Rrugët përpara Parlamentit ,16:30-18:00.

Aeroporti i Rinasit- “Ura e Gjoles”, 17:30-18:30

Vorë-“Ura e Gjoles”, 17:30-18:30

Rinas-“Ura e Gjoles” 17:30-18:30

Vorë-Rinas, Ura e Gjoles-Rinas, 17:30-18:30

Durrës-Tiranë, 17:30-18:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco