Peka: Basha ka frikë nga anëtarësia e PD, ka komunikuar me Ramën dhe…

Peka: Basha ka frikë nga anëtarësia e PD, ka komunikuar me Ramën dhe…

19:31, 16/01/2022
A+ Aa A-

Gazetari Çim Peka në një intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi zhvillimet në PD.

Peka theksoi se Basha ka frikë nga anëtarësia e PD-së. Ai shtoi se Basha ka komunikuar me Ramën dhe tregoi edhe se çfarë kanë biseduar.

“Basha ka frikë nga anëtarësia e PD, bën tur me mbështetësit e Ramës. Vota tregon gjithçka. Vota e anëtarësisë së PD-së cakton kryetarin e partisë. Basha nuk kontrollon dot as institucionet që ka zgjedhur vetë. Si do vijë Basha në pushtet kur sallat janë bosh, kur vetëm shkarkon e përjashton njerëz në parti. Lulzim Basha nuk iu përgjigjet akoma akuzave se kunati i tij është përfshirë në afera korruptive në Portin e Durrësit. Basha thotë se ne jemi e ardhmja. Kush është e ardhmja?

Agron Kapllanaj që është dënuar për vjedhje në Itali dhe emërohet në krye të PD të Fierit. Vëllai i tij merr para nga Rama. Basha ka vënë në krye të PD-së në Mallakastër një të dënuar për trafik droge. Madje, Basha vetë pranoi se gjysma e anëtarësisë nuk është me të. Në selinë e PD është instaluar Basha dhe 50 kriminelë. Kjo është betejë për pluralizëm e jo për logo partie. Basha ka komunikuar me Ramën, pas paralajmërimit të presidentit se do shpallë zgjedhje në gjashtë bashki. Basha është në dilemë të madhe, sepse në Shkodër fiton anëtarësia e PD-së. Nëse regjistrohet, Basha nuk del as me 5 përqind të votave. Basha kurrë nuk i kalon 5-6 përqind, sepse Rama mund t’i japë disa njerëz borxh, por nuk i jep dot shumë, se ka frikë mos humb vetë”, deklaroi Peka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco