E zëvendësuan me Alibeajn, Alfred Rrushaj kundër Bashës, s'ishte dakord me përjashtimet

E zëvendësuan me Alibeajn, Alfred Rrushaj kundër Bashës, s'ishte dakord me përjashtimet

00:20, 16/01/2022
A+ Aa A-

Alfred Rrushaj u spostua me stil nga deputeti Lulzim Basha, në vijim të ndryshimeve strukturore në PD. Edhe pse Basha harron që vendimet e tij nuk kanë fuqi ligjore pasi është shkarkuar në referendumin e 18 dhjetorit. 

Por pavarësisht nga kjo ai vazhdon të thellojë paligjshmërinë në PD. 

E fundit është loja me Alfred Rrushajn të cilin e bënë madje edhe të sëmurë rëndë nga COVID, thjesht e vetëm që të justifikojnë çmendurinë e radhës. 

Lulzim Basha tha se në vend të Rrushajt emërohet Enkelejd Alibeaj. Kuptohet funksionin e kryetarit të grupit parlamentar ia kaloi një besniku të 'verbër' të tij. 

Basha tha se kishte rënë dakord me Rrushajn për një gjë të tillë. Të njëjtën gjë pohoi edhe Gaz Bardhi. 

Por burime nga PD-ja njoftuan se Alfred Rrushaj nuk ka qenë dakord me linjën e Bashës.

“As me përjashtimet. Nuk ka qenë dakord me Berishën gjithashtu. Por, kundër mënyrës se si po sillet Basha në këtë histori. Prandaj s’ka folur. Në Kryesi nuk ka votuar. Ia ka komunikuar Bashës vetë para disa ditësh”, kanë pohuar burime nga selia blu për Politiko.

Po sot, Këshilli Kombëtar i PD miratoi edhe rregullon e brendshme e cila parashikonte ndëshkime për ata anëtarë që nuk marrin pjesë në të paktën tre mbledhje radhazi. Me këtë deputeti Basha po përgatit përjashtime të tjera në selinë blu dhe radha është e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që mbështesin liderin historik Sali Berisha. 

Basha ndryshoi edhe strukturat e komisioneve parlamentare, duke zëvendësuar kështu anëtarët e përjashtuar dhe pezulluar nga PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco