Portali i Baton Haxhiut shpërndan 'dezinformime ruse'/ 'Shuplaka' nga ambasada e SHBA

Portali i Baton Haxhiut shpërndan 'dezinformime ruse'/ 'Shuplaka' nga ambasada e SHBA

09:10, 15/01/2022
A+ Aa A-

Një lajm i botuar si ekskluziv nga “Albanian Post”, mediumi në pronësi të publicistit Baton Haxhiu, është konsideruar si “dezinformim rus” nga ambasada amerikane në Prishtinë.

“Albanian Post”, një medium i themeluar rreth një vit më parë, raportoi të enjten një informacion mbi tërheqjen e trupave e ushtrisë amerikane nga baza e “Bondsteel”-it në Kosovë.

“Brenda një periudhe të shkurtër ushtria amerikane do zhvendoset nga Kampi Bondsteel që është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë”, raportoi “Albanian Post”, bazuar në burime amerikane.

Por, sipas një përgjigje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, informata e shpërndarë nga mediumi i botuesit Haxhiu është “trillim i plotë” dhe “duket të jetë dezinformim rus”.

Sipas shkrimit të “Albanian Post”, reduktimi i madh i trupave amerikane në Kosovë do të ndodhë gjatë muajit mars të këtij viti. “Ndërsa një pjesë e vogël ushtarakesh do të ri-pozicionohen te Film City në bazën e KFOR-it në Prishtinë”, raportoi “Albanian Post” të enjten.

Baton Haxhiu, botuesi i “Albanian Post”, është edhe drejtor i marketingut në Spitalin Amerikan në Tiranë, bazuar në të dhënat e qytetarëve shqiptarë që rrjedhën në publik muajin e kaluar. Sipas informacioneve konfidenciale të rrjedhura në publik, Haxhiu merr pagë në vlerë rreth 15 mijë euro nga Spitali Amerikan./INDEKS ONLINE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

korcari 15/01/2022 12:31

po te isha sllobodani nuk do vrisja popullin e kosoves por vetem sorosianet

Nexhat KITA15/01/2022 11:21

Një person, nga më neverikët. Mendjelakër/madh, kalir bosh, thënë nga populli, absolitikisht i ndërlidhur me interesa armiqësore ndaj nesh - arbnorëve. E mira e tij është se quhet BATON dhe prapshtia e madhe që quhet Baton.

Saimir Mezini 15/01/2022 09:33

Hahaha ! Na shkriu ambassda e USA ! Tani e mori vesh per Batonin !!! Vaj halli kur e marrin vesh per Ruset dhe Kinezet ! Sa poshte qe kane rene !

Shto koment

Denonco