Hyqmet Zane: Bunkerizimi dhe blindimi i Lulzim Bashës një verbim i historisë së degëve të PD

Hyqmet Zane: Bunkerizimi dhe blindimi i Lulzim Bashës një verbim i historisë së degëve të PD

09:05, 15/01/2022
A+ Aa A-

Nga Hyqmet Zane/

Festa e munguar e krijimt të PD Elbasan

Fetsa e krijimit të Partisë Demorkatike në Elbasna është njera nga më të rëndësishmet që i përket asaj kohe në startin e pluralizmit shqiptar, pas krijimit të PDSH. Elbasani i kishte dhënë sinjalet e veta me protestën e fuqishme më 14 dhjetor 1990 që çoi edhe në krijimi e shoqatës me të njejtin emër si dita e rezistencës elbasanase ndaj diktaturës. Po ashtu edhe mitingu i parë modest i protagonistëve të kësaj force politike –  Shenasi Rama, Azem Hajdari, Petro Marku, Gramoz Pashko, që erdhën në Elbasan më 28 dhjetor 1990 ishin haberet e një frymë të mjaftueshme për të shkuar më 5 janar 1991 në krijimin e degës së Partisë Demokratike në Elbasan.

Image

Vitet ikën një e nga një me vrapin e kohës dhe sot pas 31 vjetësh ndodhemi në një moment të rëndësishmë kur demokratëve dhe Elbasanit e gjithë rrethit të tij i mungon festa, i mungon fryma e entuziazmit, i mungon protagonizmi i atyre që mes sakrificave i vunë gjoksin problemeve që krijonte pushteti i parrëzuar i diktaturës ndaj personave dhe familjeve të tyre. Kjo frymë pozitiviste mes demokratëve të saj kohe spikati shumë intelektualë që do të ishin edhe promotori i një procesi demokratike në Elbasna dhe gjithë rajonin e tij.

Protesta e 26 marsit 1991, disa ditë para zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri më 31 mars, i dha frytet e veta se Elbasnai ishte blu. U sfidodua diktatura dhe ndikimin e saj në Elbasanin e Kongresit të Elbasnait dhe Normales, e Shpalles e para e Pavarësisë dhe ëprfaqësimit në eventet e mëdha si Kongresi i Lushnjes me Aqif Pashë Biçakçiut apo Kryepeshkopit të Parë të KOASH Visarion Xhuvani, me kryeministrin Ibrahim bej Biçakçiu apo personalitetin erudite lef Nosi dhe sa e sa të tjerëve.

Me gjithë problemet e tranzicionit demokratik, demokratët dhe drejtuesit e njëpasnjëshëm të PD dega Elbasna gjenin kohën dhe sillnin një entuziazëm dhe e bënin festën e dashur për të gjithë. Sali Berisha si lider Historik dhe më pas në këto 8 vjet Lulzim Basha, gjenin kohën që të vinin në këtë festë. Por të jem i sinqertë si një nga ata anëtarët e viteve të para të jets s ëPDSH, dua të them se në këto vitet e fundit na u zbeh përfaqësimi, u mpak entuziazmi, u fsheëh entuziazmi, mungonin të delaguarit e qendrës në punët e demorkatëve në Elbasan.

Image

Dhe sot, pa hyrë në të thella, sa do të doja që 5 janari, dita e krijimit të PD Elbasan më 1991 të kujothej dhe të nderoheshin ata nismëtarët e kësaj partie. Ishin ditë historike që në Elbasan pikërisht në ditën e lirisë dhe shprehjes sësë mendimit në shtypin e gzetës Rilinja Demokratike (RD).Ndoshta nuk kanë kohë se janë duke u marrë me bunkerizimin dhe blindimin e selisë të PD në Tiranë. Përse, nga kush duhet të mbrohet selia e PDSH-së. Ne demorkatët ishim bllok që nuk na përçantë askush edhe në ditë të vështira si 1997-ta dhe u bëmë barikadë ndaj së keqes. Po sot ? Sot , ashtu si unë edhe shumë e shumë demokratë ndjehen të vetmuar dhe të përçarë se një Gazmend Bardhi erdhi në zgjedhje dhe do drejtonte fushatën zgjedhore dhe ai diti të organizojë fushatën drejt humbjes. I vetmi që fitoi me meritë ishte deputeti  Luçiano Boçi. U haruran kontribuesit dhe të urtët e  demokratëve që kishin dhënë shpirtin për proceset demorkatike. Këtu e fus edhe veten sidomos në fushën e medias, porse militantët u përdorën dhe u keqpërdorën dhe mungoi fryma e njohur e fushatave të demokratëve.

Kjo është një keqardhje e madhe për mua dhe për dhjetra, qindra e mijëra demoratë elbasanas që kanë kontribute të padiskutueshme në atë kohë, kur rrezikohej edhe jeta e atyre që sot u janë në një moshë pensioni dhe që i a harruar kjo Pati Demokratike e Lulkzim Bashës dhe llapaqenit (siç i thonë në Elbasan) Gaz Bardhi.
Image

Turp për atë Zot, turp i madh !

Dua të kujtoj se në ato ditë të vështira kur do të promovohej krijimi i PD dega Elbasan, pati edhe njerëz të pushtetit të vjetër që si intelektualë që kishin studiuar në vendet të Europës Lindore, u bënë pjesë e ndihmës ashtu siç e kuptuan ata dhe ashtu siç koha po diktonte ndryshimin me pluralizmin.  Fatmir Manushi, kryetari i pari i PD Elbasan së bashku me sekretarin Ndriçim Allaj dhe Pava Jorgaqi, u takuan me kryetarin e Komitetit Ekzekutiv  të asaj kohe Fatmir Ghjergji i cili tregoi mirëkuptim me kërkesat e grupit të kryesisë së PD dega Elbasna, duke i plotësuar atryre  kërkesat me pajisjen me një zyrë, me makinë shkrimi dhe kancelari si dhe me një makinë, shofer i sëcilës ishte Kujtim Boçi.

Fjalët e kryetarit Fatmir Gjergji që “tanimë jemi në pluralizëm dhe unë dua që të respektoj kërkesat tuaja”, janë një mesazh që na mungon sot, sepse dyert e selisë së PDSH u blinduan për deputetët dhe të zgjedhurit e demokratëve.

Image

Kemi një rikthim në mendësitë e mbrapshta të atyre që sot po na rikthejnë muret, po na rikthejnë bunkerizimet, po na rikthejnë izolimet dhe sjelljet që vetëm diktaturat i bëjnë.shumë nga demokratët elbasanas vajtën të merrnin pjesë në protestën ndaj atyre që po sillen si të ishin diktatorët e kohës së Ramis Alisë. Ata i fyu përfaqësuesi me nr 1 në listën e deputetëve që morën votat e demorkatëve për tu bërë depoutetë si Gazmend Bardhi, që doli me fytyrë edhe si organizator i një hataje që u bë me gisht për Elbasanin me vrasjen e një njeriu pa dëshirën e demokratëve dhe me orientimin e “Gazi – 69” i kohës së diktaturës. Fytyrënxiri dhe fytyrëturpi i Elbasani dhe i gjithë demokratëve, që sot ka izoluar dhe bunkerziar edhe festën e demokratëve në Elbasan si edhe në shumë qytete. Ky është një turp i vërtetë dhe një fyerje për demorkatët dhe demokracinë, ndaj dhe fizikisht dhe mediatikisht jam në krah të Sali Berishës jo për moshën, se për atë kam respektin e madh ,por ëpr frymën që ai po risjell në ngritjen e ndërgjegjes demokratiek për të bërë një opozitë të vërtetë kundër një diktature si ajo e sotmja e Edi Ramës në Shqipëri.

Image

Kur një i urtë shprehet se “Kurrë mos i beso dikujt që të ka zhgënjyer një herë. Ai do ta bëjë përsëri sepse e di që ti do të vazhdoje ta falje”, është një mësim që meriton vëmendje nëse duam që demokratët të bëhen të pamposhtur para pengesave të korrupsionit dhe hajdutërisë apo ndaj atyre që brernda familjes tënde hanë bukën dhe përmbysin kupën./telegraf.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari15/01/2022 10:24

Festen e krijimit te PD se Elbasanit, mos prisni ta organizoje Gaz-ja. Ai eshte i shkarkuar bashke me Llullushin. Organizojeni vete Ju firmetaret e pare te Deges se PD se Elbasanit. Ftoni mes Jush dhe Gjigandin e Demokracise Shqiptare Prof. Dr. SALI BERISHEN. Kaq

Shto koment

Denonco