Lajmi i fundit

LIVE/ Foltorja e Mirditës, pritje madhështore për Sali Berishën

Mushkola, si telefonuesit anonimë te Bashkimi

Mushkola, si telefonuesit anonimë te Bashkimi

21:06, 14/01/2022
A+ Aa A-

Po flitet për një “gazetari” si e Imerit!

 Shoh të ngazëllyer disa portale dhe gazetarë për komentet e Imer Mushkolës mbrëmë në një emision ku përmes skype ishte ftuar Sali Berisha!

Nisur nga ky ngazëlim i pazakontë e ndoqa sot emisionin e mbrëmshëm për t’u njohur me Mushkolën.

Ajo që më ra në sy ishte se Mushkola, si gazetar i ftuar nuk kishte bërë asnjë pyetje.

Asnjë!

Nervozizmi i Berishës kur Mushkola e cilësoi si paqësore protestën e 21 janarit të vitit 2011, ishte i lartë dhe i kërkoi drejtuesit të emisionit të nxirrte pamjet e “protestës më të dhunshme të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri”.

Pamjet nuk kishin nevojë për koment.

Por Mushkola ja arriti qëllimit.

Prishi emisionin!

Që në fillim të emisionit ishte e qartë se ai nuk dëshironte të lejonte të fliste z. Berisha.

Mushkola mund të jetë prokuror, mund të jetë aktivist politik, mund të jetë njeri i mllefosur për 1001 arsye, por kurrsesi nuk mund të jetë gazetar.

Mushkola mund të sillet si politikan i mllefosur, mund të flasë si historianët e kohës së Enver Hoxhës, mund të flasë si tifoz i sëmurë në kafenenë e lagjes, por është gabim t’i thuash gazetar.

Gazetari flet me fakte dhe nuk bën propagandë. Gazetari bën pyetje dhe nuk lëshon pretenca.

Gazetari citon fakte të ditura dhe fakte që i zbulon vetë. Gazetari nuk flet me thashetheme dhe me sllogane të tipit, “këtë e dinë të gjithë”.

Mushkola në fakt më kujtoi një tip social që është shfaqur këto 20 vitet e fundit në Shqiëpri.

Më kujtoi fiks, me fjalët e tij, telefonuesit anonimë, nga ata që ende besojnë se ishin më mirë në kohën e kooperativave, telefonuesit që marrin në telefon Bashkim Hoxhën në mëngjes dhe dënojnë Sali Berishën.

Me të vetmin dallim. Telefonuesit që nuk ja falin Sali Berishës atë që i ka bërë komunistëve dhe socialistëve, janë anonimë. Imer Mushkola doli me zë dhe figurë.

Në fakt shoh që ata që po e quajnë gazetar, vetëm gazetar nuk janë, ose janë “gazetarë” si Imeri!/ Kumtari/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Saimir Mezini 15/01/2022 09:27

Shqipfolesit e Serbise jane ulur kembekryq ne te ashtuquajturat televizione shqiptare dhe komandojne opinionet ! Batoni , Bledi , edhe ky bastardi i mesiperm !

arqile14/01/2022 22:07

Po pati kosova te tille bythlepiresa te rames te bashes te moro palaco eshte e kote edhe kosova.

Ik me vrap14/01/2022 21:43

Imjere thuaj.... Kjo dhoj vemje duhet te jete pjelle e jevgjiteve te jugosllavise! Do i kene hedhur ndonje fall.... s'emes imjerit... Dhe ka dale ky fytyrekrimb... Nuk mund te jete Kosovar nje qenie kaq e shpifur..

DEMOKRATI I BAZES14/01/2022 21:17

PSE HARXHONI KETO GERMA TE ARTA TE GJUHES SHQIPE ME FEKALET E RILINDJES? AMAN, KINI RESPEKT, PER FJALEN E LIRE!! ATA FRYMORE SI KY MUSHKOLA, APO MUSHKONJA, JO VETEM QE NUK JANE FARE GAZETARE, POR MBI TE GJITHA NUK JANE NJEREZ TE LIRE POR JANE SKLLEVER OSE JANE JANE SIA TA QENTE E RRUGES QE I GRUMBULLON BASHKIA DHE I MBYLL NEPER KAFAZE, E U JEP NDONJE KOCKE OSE I LESHON PERSERI RRUGES, KUR IU DUHET PER TE VJEDHUR LEKE, DUKE I KAPUR PERSERI!

Shto koment

Denonco