'PD-në e Shqipërisë dhe liderin historik, Dr. Sali Berisha, nuk ka forcë që mund ta eliminojë dhe shkatërrojë..!'

'PD-në e Shqipërisë dhe liderin historik, Dr. Sali Berisha, nuk ka forcë që mund ta eliminojë dhe shkatërrojë..!'

19:01, 14/01/2022
A+ Aa A-

Nga Ali Kelmendi

Një analizë kritike, bazuar në emisionin e TV Syrit dhe televizioneve tjera të shfaqura me datën 08. 01. 2022 rreth protestës së qetë dhe paqësore brenda dhe jashtë selisë së PD-së, e organizuar nga Komisioni për Rithemelimin e PD-së konservatore në krye me Prof. Dr. Sali Berishën, nga njëra anë, dhe blindimit të armatosur nga disidenti dhe i përjashtuari i PD-së, ish kryetari Lulzim Basha, i cili ishte bërë vasal i Edvin Kristaq Ramës, duke u barrikaduar në zyrën e tij me të vetmin deputet servil, Gazmend Bardhin dhe një numër mercenarësh të armatosur me gaz lotsjellës, shkopinjë bejsbolli dhe me armatim kimik brenda selisë së PD-së.

Organizimi i protestave paqësore të anëtarësisë së PD-konservatore ishte paraparë më herët nga Komisioni Rithemelimit për datën 08. 01.2022, në ora 12.00 h, duke filluar grumbullimin mijëra anëtarëve dhe me arritjen e Z. Berisha me anëtarët e Komisionit, do fillonte protesta për lirimin e selisë së PD-së me një fjalim hyrës dhe udhëzime drejtuar masës së tubuar për një protestë paqësore të qetë, pa dhunë dhe pa vandalizëm.

Rreth e përqark selia ishe mbushur me makina me qëllim të pengimit të grumbullimit të anëtarësisë, ku protestuesit ngadalë e rrethuan selinë, por u vërejt se dyert e saj ishin të blinduara. U provua të hapën dyert, por ishte e kotë pasi që ishin të blinduara sikur të bëhej fjalë për ndonjë fortifikatë ushtarake, e jo për një seli të një partie politike!?

Së pari u provua të hapën më shkopinj metali me «pajserë» por ishte e kotë, sepse ishin të salduara me shtylla prej çeliku. Dikur me vonë u sollën edhe çekanë me të cilët protestuesit i hapën dyert me shumë vështirësi. Atëherë një numër anëtarësh u futën brenda në mënyrë të qetë dhe pa kurrfarë sulmesh ndaj të barrikadurëve.

Në kohën kur hynë brenda disa protestues ata u sulmuan me gaz lotsjellës nga mercenarët e Bashës, madje shiheshin qartë vrimat nga hudhej gazi, gjë që e bëri të pamundur qëndrimin përbrenda hollit në katin e parë të selisë!!! Pastaj u fillua përmes shkallëve nga jashtë të ngjitën në terrasën e katit të dytë pranë zyrës ku qëndronte Basha me rebelët e tij të armatosur të cilët dolën nga dyert e terrasës me gaz dhe shkopinj të drurit, të ngjashëm me shkopinjtë e bejzbollit dhe me furi sulmuan protestuesit me duar në xhepa që u ngjitën në terrasë, duke i rrahur brutalisht me shkopinj. Njëri mbeti i shtrirë dhe i palëvizshëm për një kohë dhe mezi zbriti poshtë.

Ndërkohë L. Basha kërkoi ndihmë nga Edi Rama i cili urdhëroi policinë të intervenojë me gaz lotsjellës duke i rrahur protestuesi pa asnjë shkak, ku njëri u qëlluar në lul të ballit duke u plagosur rëndë. Pastaj filluan të hudhnin gazin edhe kundër gjithë protestueseve tjerë, duke i rrahur dhe ndjekur larg selisë si dhe duke e arrestuar një numër të madh të tyre!

Shefi i policisë iu drejtua masës me këto fjalë; se shkaktare ishte dhuna nga jashtë, çka nuk ishte fare e vërtetë, mbase konstatimi i tij ishte i njëanshëm dhe absurd!!!

Thyerjen e dyerve me çekanë e nxiti barrikadimi me hekura dhe dyer të blinduara, dhe po mos të ishin dyert e blinduara protestuesit do hynin lirshëm në selinë e tyre, siç ndodhi javë më parë kur Basha mbante mbledhjen e kryesisë së tij dhe në pjesën tjetër të selisë hyri Berisha më anëtarët të PD-së. Të dyja mbledhjet përfunduan pa dhunë dhe demolim.

Pra, ky ishte një përshkrim i paanshëm nga ana ime, sepse lidhur me këtë protestë pati shumë spekulime të shumta, se gjoja protestuesit ishin të dhunshëm?! Të “dhunshëm” ishin vetëm në hapjen e dyerve dhe jo ndaj askujt tjetër, dhe kjo mund të dëshmohet nga të gjitha incizimet e bëra nga shumë TV xhirues. Kjo është më së e vërtetë. Ҫdo njeri kur shkon në shtëpinë e vetë dhe kur e gjen shtëpinë e mbyllur, qoftë edhe nga vëllai i vetë, njeriu normal katandiset dhe e thyen derën për të hyrë brenda, pasi që ajo është pronë e tyre legjitime. Edhe më keq, kur vëllai nuk ishte brenda me familje, por kishte paguar kriminelë për ta mbrojtur shtëpinë e përbashkët me vëllezërit tjerë.

Lulzim Basha si kryetar i PD-së u propozua dhe u zgjodh nga vet z. Berisha dhe kryesia e PD- së. Për tetë vite nuk mundi të garojë me anëtarësinë e tij dhe t`i fitojë dy palë zgjedhje parlamentare. Vite më parë i dogji mandatet e deputetëve të vetë në Parlament, duke i bërë me këtë rast favore pozitës qeverisëse të Edi Ramës dhe socialistëve të tij anti-PD-së. Sipas të dhënave të sigurta ai do e fillon bashkëpunimin me pozitën e Ramës qysh në vitin 2013, duke u bërë i përkëdheluri dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, sidomos në aferat e mëdha korruptive si ajo me inceneratorët dhe me portin e Durrësit, etj.

Mbrëmë në media u njoftua së është parapërgatitur edhe projekti i fshehtë mes Bashës dhe Ramës për ndërtimin e tre rrokaqiejve në oborrin e selisë së PD-së, pronë e gjithë demokratëve shqiptarë e jo e Bashës me një grusht deputetesh servilë.

Po e nxjerri një rezyme të kësaj që u tha më lartë;

Braktisja e PD-së nga Basha me një grup disidentesh dhe bashkimi me E. Ramën, ka për qëllim shkatërrimin e së djathtës shqiptare- të PD-së konservatore të dr. Berishës, në mënyrë që Rama me socialistet e vet dhe opozitën e marrë peng bashkë me Bashën, të qeverisë edhe një kohë të gjatë më partinë e tij moniste – neo- komuniste pa opozitë!

Sigurisht se Rama po merr mësime nga vëllai i tij i madh, Aleksander Vuçiqi i cili po ashtu qeverisë me Serbinë pa opozitë, në mënyrë autoritare dhe tipike komuniste të ekstremit të majtë si në Rusi dhe Kinë me këshilltarë të tij, e që të njëjtat ide t`i aplikojë edhe në Shqipëri.?! Këto këshilla u bartën e po zbatohen edhe përmes “Open Ballkan” të nënshkruara javë më parë në Tiranë.

Po e citoj një profesoreshë të psikologjisë në Universitetin e Gjenevës, Znj. Jeane Hersch, e cila thotë, se “një ekstremizëm komunist si ky i « Ramës dhe siamezit të tij Vuçiqit» e tejkalon komunizmin e të dyja shteteve dhe rrëshqet në fashizëm, ku votat e deputetëve në parlament merren njëanshmërisht, pa shprehje të mendimit të lirë të deputetëve”..!?

 

Lulzim Bashës po ia përmendi një thënie këshilluese që e përdorim ne shqiptarët: « Mëso si baba biologjik, por gomar mos u bë»???!!! Mirëpo, presjen (,) qitja fjalisë së mëparshme ku të pëlqen ty.???!!!.

Në fund edhe ti LULZIU, më nuk është sekret se ti po vrapon pas tenderave, investimeve kapitale për ortakëri me Edvin Kristaq Ramën dhe aferave të përbashkëta mes jush e në bashkëpunim me oligarkë tjerë???!!! Mos mendo se e ke shkatërruar PD-në e Berishës, sepse ajo është parti e patriotëve shqiptarë, këndej dhe andej kufirit shqiptaro-shqiptar, dhe me veprimet tua ndaj Berishës dhe PD-së e ke humbë përgjithmonë simpatinë dhe dashamirësinë e gjithë shqiptarëve në Kosovë dhe diasporë!!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco