Artan Fuga: Berisha ka shumicën, mori mbështetje masive! Basha duhej të votëbesohej

Artan Fuga: Berisha ka shumicën, mori mbështetje masive! Basha duhej të votëbesohej

18:29, 14/01/2022
A+ Aa A-

Profesori dhe Akademiku Artan Fuga ka folur për protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ku e ka quajtur atë një ngjarje të hidhur dhe si një ngjarje të paralajmëruar dhe një ankth që mblidhej e mblidhej dhe në një moment shpërtheu.

I ftuar në ‘Të vaksinuarit’ me Aulon Kalanë, Fuga theksoi se në bindjen e tij shumicën e ka ish-kryeministri Sali Berisha në atë pjesë të militantëve që shprehen.

Fuga: Si qytetar e kam parë me trishtim 8 janarin sepse është një ngjarje e hidhur për ato forca apo ato frymëzime demokratike për shoqërinë shqiptare, e kam parë si një ngjarje të paralajmëruar dhe një ankth që mblidhej e mblidhej dhe në një moment shpërtheu, e kam parë si një ngjarje jo të papritur por është brenda një shkakësie, që ka të bëjë me jetën e partive tona politike dhe mënyrën se si janë organizuar dhe veçanërisht PD-ja dhe e kam parë me gjakftohtësi për të mbajtur paanshmërinë e studiuesit sepse në fund të fundit, një ngjarje si kjo zbërthen kuptimin veprimeve të aktorëve politikë, pasojat mbi fatin e demokracisë në Shqipëri, pasojat mbi gjeopolitikën e Shqipërisë në Ballkan, pasojat mbi krizën e sistemit politik në Shqipëri, nga kjo pikë pamje e kam parë me gjakftohtësi me një përpjekje të fortë për të qënë i paanshëm.

Kalaja: E vlerësoj paanshmërinë tuaj, por në Shqipëri njerëzit janë ndarë me Berishën apo me Bashën. Për ju kush e ka legjitimitetin në këto momente, bëhet fjalë për demokraci ku shumica vendos, pretendojnë të dyja palët, po jetojmë një absurd. A jeni i bindur se Berisha përfaqëson shumicën?

Fuga: Ajo pjesa e militantëve të PD-së edhe elektoratit të PD-së e cila është e angazhuar është e zurmshme. E zhurmshme nuk është në kuptimin negativ, pasi është ajo që shprehet, ajo që merr pjesë, ajo që mbush sallat apo stadiumet, ajo që del në shesh, është ajo që shprehet në një mënyrë apo një tjetër dhe këtu jam dakort që ka një ndarje por unë di që elektorati i PD-së është mbi 600 mijë, unë po marr se po angazhohen 100 mijë po ku janë 500 mijë?

Nuk mendoj se shumica është e ndarë. Në bindjen time mendoj që aktualisht zoti Berisha, në atë pjesë të militantëve që shprehen unë mendoj se ka pasur shumicën. Me lëvizjen që ndërrmori ka pasur një mbështetje masive.

Nëse zoti Basha do kishte këtë mbështetje masive do e kishte kaluar në forumet e partisë vendimin e 9 shtatorit. Zoti Basha ka një shumicë në kryesi dhe Këshillin Kombëtar por përtej këtyre dy forumeve ai nuk del të ballafaqohet me militantin dhe unë dyshoj se ai me të dhënat e veta, ndihet inferior në raport me numrat.

Nëse zoti Lulzim Basha e konsideron veten si kryetar i PD-së ai duhet ti dali për zot partisë dhe për zot i dilet jo vetëm pjesës që e mbështet por edhe atyre që nuk e mbështesin. I pari që duhet të kërkojë që ato pjesëmarrje në Kuvendin e 11 dhjetorit, ti shikojë mirë dhe të bëjë një audit të tyre pasi janë njerëz brenda PD-së.

Legjitimiteti është akoma i dyshimtë pasi nuk kemi një verifikim.

Përsa i përket votëbesimit nga ana e zotit Basha, aspolutisht që nuk është e përcaktuar se pas çdo problemi duhet të votëbesohet por në këtë rast konkret votëbesimi do ishte lëvizja e duhur për të mbajtur të bashkuar partinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco