'Banorët nuk kanë firmosur'/ Cerri: Duan të na vjedhin tokën! Legalizimi me ryshfet ose mbështetje politike

'Banorët nuk kanë firmosur'/ Cerri: Duan të na vjedhin tokën! Legalizimi me ryshfet ose mbështetje politike

17:28, 14/01/2022
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, banori i 5 Majit Bekim Cerri, ka folur se çfarë do të bëjnë banorët e kësaj zone pas urdhërit të Bashkisë së Tiranës për të lënë banesat brenda një jave.

Cerri ka theksuar se kjo është një vjedhje e tokës nga ata që kanë interesa dhe ka hedhur akuza në drejtim të institucioneve se legalizimet arrihen vetëm me ryshfet dhe mbështetje politke gjatë fushatave elektorale.

Cerri: Pa llogaritu që kontrata e shkëmbimit lë për të dëshiruar, përderisa ka nxjerrë një kontratë marrëveshje, ku banorët dhe bashkia të firmosim që kjo zonë të prishet për zhvillimin e zonës.

Përderisa ka sjellë këtë marrëveshje, nuk ka pse të vijë dhë të prishë objektet para marrëveshjes. Zona jonë, të gjithë banorët nuk ka firmosur marrëveshje që të prishen banesat për arsye të rindërtimit të zonës, ose aktit normativ numër 9. Përderisa ka sjellë këtë marrëveshje nuk mund të prishi objekte dhe të ketë penalizime pasi ne nuk kemi firmosur për këtë projekt.

Të gjitha informacionet vijnë nga njësia bashkiake e cila është vetëm një postë pasi merr vetëm informacion dhe na e dërgon neve dhe këtë në mënyrë jo korrekte jo zyrtare. Kanë formuluar një akt marrëveshje ti firmosur të dyja edhe qeranë dhe prishjen e objekteve. Në total janë 450 banesa por mund të jenë edhe më shumë ose 1500 banorë, me të cilët kërkohet të arrihet kjo marrëveshje.

Në zonën tonë nuk ka rënë as tërmet as vullkan asgjë nga këto fatkeqësi natyrore. Kjo është vetëm një vjedhje e tokës, duan ti marin këto prona dhe ti zotërojnë ato. Në atë zonë ka probleme të ndryshme, me legalizimet, dikush e ka dikush se ka. Në të njëjtin numër kadastral në të njëjtën parcelë, një banesë e ka një nuk e ka. Janë bërë selektime në legalizime. Ne e dimë që këtu selektimi vjen ose nga ryshfeti ose ana politike, që më jep votën të jap këtë që do.

Informacionet i kemi marrë vet ku askush sna kanë dhënë asnjë informacion zyrtar. Të gjithë e duam zhvillimin e zonës, por të ndahen kompensimet mes banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco