Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Sharka: 2022 vit i vështirë për fermerët. Po lihet toka djerrë, po braktisen serrat

Sharka: 2022 vit i vështirë për fermerët. Po lihet toka djerrë, po braktisen serrat

16:45, 14/01/2022
A+ Aa A-

Kreu i Sindikatës së Fermerëve, Eduard Sharka, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, ka komentuar situatën e bujqësisë në vend.

Sharka thekson se viti 2022 është i vështirë për fermerët. Ai shton se po lihet toka djerrë dhe janë duke u braktisur serrat.

“Ky është një vit i vështirë për fermërët. Politikat tona agrare shkojnë në kundërshtim me politikat që janë në BE. Bujqësia jonë në raport me vendet e rajonit zë vend të rëndësishëm. Toka djerrë është një fenomen që ka vite. Po braktisen edhe serrat. Kjo do të thotë se humben 10 milionë lekë, sepse hidhen 10 milionë në një fermë, e që janë para ose me kredi ose të fituara në emigracion ose janë para, që janë kursimet e fundit të familjeve.

Bujqësia që kemi sot është në zhvillim kaotik dhe është ashtu vetëm falë punës së fermerëve. Ne nuk kemi nevojë të shpikim, por së paku të marrim shembull nga vendet e rajonit. Fermerët që janë të suksesshëm nuk kanë bërë gjë tjetër, vetëm sa kanë marrë shembull nga vendet afër nesh si Greqia e Italia sidomos, ku edhe kanë punuar”, deklaroi Sharka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco