Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Zbardhet shkresa/ Çfarë kërkon Presidenti Meta nga KQZ-ja

Zbardhet shkresa/ Çfarë kërkon Presidenti Meta nga KQZ-ja

14:20, 14/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë KQZ-së nëpërmjet të së cilës i kërkohen të dhëna mbi vakancat e parakohshme në organet drejtuese ekzekutive të pushteti vendor.

Ky është dokumenti i presidentit Meta drejtuar KQZ, nëpërmjet të cilit bëhet me dije se;

‘Presidenti i Republikës ju drejtohet me këtë shkresë për të marrë një informacion zyrtar mbi këtë pyetje:

-Kush janë saktësisht ato njësi të Qeverisë Vendore (Bashki) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019-Janar 2022, sipas informacionit tuaj të Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme? Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm të mandatit për plotësimin e të cilave është i nevojshme organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e  bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco