‘Basha nuk është legjitim’/ Meta: Strukturat paramilitare nuk janë zgjidhja

‘Basha nuk është legjitim’/ Meta: Strukturat paramilitare nuk janë zgjidhja

13:43, 14/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta, deklaroi në një konferencë për shtyp se Lulzim Basha nuk ka legjitimitet si kryetar i PD. Ai shtoi më tej se brenda selisë së PD ka struktura paramilitare.

“Kemi të bëjmë me një krizë legjitimiteti, e kanë pranuar vetë, dualizmi, etj, etj. Është e vërtetë që është zgjedhur zotëria në zgjedhje se ka pasur përkrahjen e Berishës, Palokës, Vokshit, Këlliçit. Papritur këta njerëz jo vetëm ia heqin përkrahjen, por i vënë në pikëpyetje legjitimitetin. Është detyra e tij të vendosë legjitimitetin e tij. A tha s'do ketë Kuvend, se s'dua të përçaj partinë, kur u mblodhën firmat shpalli dhe ky kuvend. Nuk vuri në rendin e ditës votëbesimin e tij. Nëse do të shpëtosh partinë dhe të tregosh që je ndryshe, afroje një javë para kuvendin”, tha Meta.

“A shkojnë këto pamje, këta janë këmishëzinj, këto janë struktura paramilitare, kjo është zgjidhja?” tha Meta duke treguar foton e mercenarëve të Bashës brenda selisë së PD një ditë para 8 janarit.

Meta deklaroi se misionin e tij e quan të përfunduar që pas 25 prillit, por shtoi se e ndjen detyrim të respektojë Institucionin e Presidencës.

“Pas 25 prillit unë e quaj të përfunduar misionin tim, por detyrën e bëj çdo ditë sepse respektoj institucionin. Do të kisha dashur që në 26 prill të kisha marrë një drejtim tjetër. Sepse njeriu duhet të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur, por njeriu duhet të ketë respekt për institucionin. Unë bërë çdo gjë që të mos kapeshin institucionet”, tha më tej Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco