Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

‘8 janari’/ Meta: Zgjidhja është te vota e lirë dhe respektimi i vullnetit të shumicës

‘8 janari’/ Meta: Zgjidhja është te vota e lirë dhe respektimi i vullnetit të shumicës

13:06, 14/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta foli në konferencën për shtyp edhe për situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, duke u ndalur te protesta e 8 janarit.

Meta tha se zgjidhja për këtë situatë vjen nga vota e lirë dhe respektimi i vullnetit të shumicës.

“8 janari në vlerësimin tim nuk është një ngjarje e izoluar, por është një moment tragjik i një procesi politik degradues, që po zhvillohet prej muajsh e prej vitesh në sytë e të gjithë shqiptarëve, thelbi i të cilit është mungesa e ballafaqimit demokratik me votë të lirë.

Jemi në kushtet kur demokracia dhe të gjithë institucionet janë minuar nga kapja graduale. Pikërisht kur energjitë duhet të ishin për rikthimin te demokracia dhe institucionet e saj, po bëhemi dëshmitarë të cenimit të institucionit të opozitës dhe të votës së lirë.

Nuk dua të bëhem palë në konflikt, por jam i shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit të panevojshëm brenda partisë më të madhe opozitare, që duhet të ketë vetëm një zgjidhje: votën e lirë dhe respektimin e vullnetit të shumicës, si dhe garantimin e fraksioneve. Përdorimi i forcës ndaj dyerve dhe dritareve, aq më keq edhe ndaj protestuesve, është i papranueshëm,” tha Meta.

“Zhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonjë shembull pozitiv që bën thirrje për reflektim si dorëheqja e rojes së selisë së PD për të mos qenë dëshmitar i dhunës. Uroj që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij,” tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco