VIDEO-SYRI TV/ Pasi iku Rama, makineritë u fikën, ngecin punimet në aeroportin e Vlorës

VIDEO-SYRI TV/ Pasi iku Rama, makineritë u fikën, ngecin punimet në aeroportin e Vlorës

12:42, 14/01/2022
A+ Aa A-

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës duket se kanë ngecur në vend. Dy muaj pasi Kryeministri Edi Rama inauguroi nisjen e punës, në kantierin e aeroportit të Vlorës nuk punon asnjë njeri. Banorët shprehen të zhgënjyer për situatën, pasi shprehen se kjo gjë ka ndodhur disa herë gjatë tre dekadave të fundit.

Nga SYRI TV

Më 28 nëntor të vitit të kaluar, Kryeministri Edi Rama inauguroi nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, i cili do të ndërtohet në ish-projektin e nisur gjatë regjimit komunist, në fshatin Akërni.

Por rreth dy muaj më pas, makineritë janë fikur, në aeroport është bërë vetëm rrethimi me perimetër sigurie, ndërsa askush nuk punon.

Banorët e fshatit Akërni konfirmojnë se pas datës 28 nëntor të vitit të kaluar, në zonë nuk është kryer asnjë punim për ndërtimin e aeroportit.

Nisja dhe ndalimi i punimeve për ndërtimin e aeroportit është kthyer në rutinë për banorët e Akërnisë gjatë tre dekadave të fundit, teksa ata shprehen të zhgënjyer, pasi këtë herë kishin më shumë pritshmëri për realizimin e projektit.

Sipas projektit, Aeroporti pritet të përfundojë në vitin 2025, por për të shkuar deri te përfundimi i punimeve, fillimisht do duhet të pritet nisja e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gladiator.14/01/2022 14:19

Aq mire jua ben o popull leshi. Akoma nuk i ngobet me mashtrimet dhe genjeshtrat e krye hajdutit Edvin Kristaq Rama.

Shto koment

Denonco