'Edi Rama e ka bërë Shqipërinë më keq se Kolumbinë e Eskobarit'

'Edi Rama e ka bërë Shqipërinë më keq se Kolumbinë e Eskobarit'

10:22, 04/01/2022
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Escobar-i zuri të dashur një gazetare me qëllim që të kishte sadopak shanse për të futur ndonjë lajm që i interesonte në media.

Këtu tek ne aksesi i karteleve në media është i pakufishëm. Madje Narcos-it kanë dhe imazhe publike 'showmane' që bëjnë reklama me majmunin Hirko.

Në Kolumbi, mediat nuk kishin frike t’ia përmendin emrin Escobar-it dhe ta akuzonin si trafikant.

Këtu tek ne treçereku i mediave nuk i përmendin dot emrin një kompanie bananesh. Madje shumë prej tyre bënë dhe alibi duke thënë se drogën tek bananet e futi Gogoli.

Në Kolumbi ishte e korruptuar një pjesë e madhe e policisë dhe politikës. Por kishte disa njësi në forcat e rendit dhe përfaqësues në politike që bënin luftë me Narcosit.

Këtu tek ne nga Durrësi në Tiranë, kontenieret e kamionëve hapen në çdo fshat, që është rrugës, por policia përton të hedhë ndonjë sy. Kurse tatimeve, pastrimit të parave dhe këtyre agjencive të tjera inteligjente të shtetit nuk u bënë përshtypje hiç kur një kompani jep miliona dollarë borxhe për një ditë tek individë.

Tani si i bie? Kush është narkoshtet, Kolumbia e Escobar-it dhe kartelit të Kalit apo Shqipëria që është bërë eksportuesi më i madh i bananeve në botë pa patur asnjë rrënjë banane të mbjellë?

Dhe për t’i vënë kapak kësaj pune është dhe ky sherri i Mandit të Nishtullës me Silvën për ndarjen e lekëve të këngës “Të ka lali shpirt”, si hall i madh kombëtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco