'Do zhdukim Berishën'/ Sokol Balla kapet 'mat', reagimi: Lëre gazetarinë

'Do zhdukim Berishën'/ Sokol Balla kapet 'mat', reagimi: Lëre gazetarinë

10:05, 04/01/2022
A+ Aa A-

Zbulohet skenari i Edi Ramës për të luftuar me çdo mjet liderin historik të demokratëve, Sali Berisha.  Gjithçka bëhet për të mbajtur në krye të PD, të shkarkuarin Lulzim Basha.  Plani ogurzi është zbardhur aksidentalisht nga një prej besnikëve të Edi Ramës. 

Fjala është për gazetarin Sokol Balla, i cili njihet për afrimitetin me kryeministrin, pasi edhe këshillohet prej tij.  Gazetari Adriatik Dosti sjell dëshminë e një shkodrani të quajtur Muhamet Omari me banim në New York, i cili ka dëgjuar një bisedë telefonike të Ballës. 

Sokol Balla ka deklaruar në bisedë e sipër se "po paguajmë qimet e kokës për ta larguar e zhdukur nga skena fare... do bëjmë ça kemi në dorë ne që t'ia nxijmë jetën, dëgjo e beso vllain tat ti... kuptove?", ka thënë Balla.  I gjithë mllefi dhe urrejtja është për Sali Berishën dhe lëvizjen e tij që ka tronditur themelet e politikës së mbrapshtë që mban peng vendin prej 8 vitesh, ndërsa prej një kohe të gjatë ka shtënë në dorë edhe ish-lidershipin e opozitës.

Ja rrëfimi i Muhamet Omarit...

...Po ecja ne 42 Street në Time Square të enjten e 30 dhjetorit te 2021 ... ishte ora 2.35 PM [mbasdite]... kur dëgjoj dikë pas meje që po fliste shqip, madje me zë të lartë...

...A dëgjon ti morr burre... ç'nuk po bëjmë për ta shkatërruar Berishën... për ta hequr qafe atë plehrën... jemi të vendosur kundra tij... ore a kupton ti... po paguajme qimet e kokës për ta larguar e zhdukur nga skena fare... do bëjmë ça kemi në dore ne që t'ia nxijmë jetën, dëgjo e beso vllain tat ti... kuptove?

...Kthej kokën e ç'të shoh... ishte gazetari privat i Edi Ramës, Sokol Balla që fliste me dikë në celular... i cili me sa duket kishte ardhur në Amerikë për të festuar Vitin e Ri...

Ishte i veshur me tuta sporti e me nje xhakovente që nuk di pse me kujtoi ata ''trimat'' qe mbanin krahëqafe kallashnikovët gjatë revolucionit bolsheviko-evgjito-komunist të 97. Në krah kishte një grua të re, e cila shtynte një karrocë me një fëmijë të vogël brenda...

Kur dëgjova ate lloj fjalori dhe zërin e tij të lartë në shqip... e ato lloj sharjesh e atë lloj urrejtje për Doktor Berishen...s'durova dot ...ndalova...u gjenda ballë për ballë me të e iu ktheva e i thashë ato që meritonte t'ia thoja...u skuq, u tremb ...u bë meit e mbylli gojen, mbylli edhe celularin ...e u ndje tërësisht në faj e si i dhjerë në brekë ... më bëri shenjë me dore sikur kërkonte ndjesë e uli koken...pasi kurrë nuk ia priste mendja qe kjo lloj rastesie e koincidence krejt e papritur, por edhe e padëshiruar për të, do t'i ndodhte pikërisht atij në mes të Time Square e në mes të Amerikës....

Po si nuk m'u dha në atë çast [pasi u bera nervoz e u revoltova vërtet shumë] që ta filmoja e inçizoja në celularin tim e pastaj ta shperndaja publikisht në internet...

Publikimi i kësaj bisede shkaktoi mjaft zemërim në median sociale. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se Sokol Balla është shef kabineti perfekt i Edi Ramës.  Ai i këshillon Ballës që pas kësaj të lërë gazetarinë, pasi nuk ka më besueshmëri.   

"Miku im Sokol Balla nuk më çudit, por më bën të ndjehem i keqardhur. Për fat të keq gazetaria e ka humbur profesionistin Sokol Balla. Nuk më çudit aspak gjuha e përdorur nga Kolo përgjatë atij episodi që rrëfen Muhamet Omari, por një gjë më bën përshtypje: ç’nevojë kishte dhe, ende paska, pushteti të harxhojë qimet e kokës për t’u marrë me Berishën, i cili vetë e kishte hequr fishën?!

Sinqerisht, budallëk më të madh politik sesa ky, nuk ka bërë kurrë më parë Edi Rama!?  E bënë Saliun, jo thjesht edhe njëherë kryetar të PD, por legjendë tani në pleqni! Shumë e çuditshme!

Nejse, po Kol Ballës miqsisht i them ta lërë gazetarinë sepse nuk e ka më besueshmërinë e nevojshme. Ai është në të vërtetë një shef kabineti perfekt i Edi Ramës. Dhe kur të jetë larguar Edi Rama nga politika, Kolin prap mik do ta kem, po aq sa edhe sot. Por ky pilaf i shpifur nuk mban më ujë…", shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Titi04/01/2022 10:30

Komplet muabete kafeje. Pupupu. Kazan. E di qe s'do e publikoni...

Shto koment

Denonco