VIDEO-SYRI TV/ Takimi me Bashën dhe Veliajn në hotel? Edhe Taulant Balla nuk e mohon

VIDEO-SYRI TV/ Takimi me Bashën dhe Veliajn në hotel? Edhe Taulant Balla nuk e mohon

11:33, 27/12/2021
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nuk e ka mohuar takimin e tij me deputetin Lulzim Basha dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ashtu siç raportoi SYRI.

Në një konferencë për mediat, Balla tha se rasti në fjalë ishte vizitë në familjen e një miku për ngushëllim.

“Rasti në fjalë ka qenë një vizitë në një familje të një miku, që për mua është i vyer, dhe që kemi rastisur me shumë njerëz të tjerë,” tha Balla.

Ai shtoi se mes tij dhe Bashës nuk ka pasur një darkë.

Ndërkohë të njëjtën gjë deklaroi para pak ditësh edhe vetë deputeti Lulzim Basha, duke konfirmuar takimin.

SYRI raportoi se mes tyre ka pasur një takim në hotel Prestige në Golem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco