Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Kurti: Nëse e kërkon NATO, të gatshëm të dërgojmë trupa në Ukrainë

Kurti: Nëse e kërkon NATO, të gatshëm të dërgojmë trupa në Ukrainë

14:17, 09/12/2021
A+ Aa A-

Prishtinë - Kryeministri  i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth mundësisë së dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ukrainë në rast të shpërthimit të një konflikti të mundshëm ndërmjet palës ruse dhe asaj ukrainase. Ai tha se çfarëdo që do të kërkohej nga NATO, Kosova do të ishte e gatshme të vepronte, shkruan RTK.

“Së pari, uroj që mos të ketë konflikte të reja. Edhe unë jam duke e përcjellë me vëmendje deri në orët e vona se çfarë po ndodh në kufirin midis Ukrainës dhe Federatës Ruse. Ka një alarmim edhe të NATO-s, në veçanti të SHBA-së, por edhe të BE-së për këtë gjë. Çfarëdo që NATO e parasheh të nevojshme, ne natyrisht që do të jemi të gatshëm”, tha ai. 

Këto komente kryeministri Kurti i bëri pas një ngjarjeje me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco