Ja plasën të vërtetat në fytyrë Erion Veliajt në 'Ditën e Rinisë', flasin aktivistët që Kryebashkiaku i nxori me dhunë jashtë

Ja plasën të vërtetat në fytyrë Erion Veliajt në 'Ditën e Rinisë', flasin aktivistët që Kryebashkiaku i nxori me dhunë jashtë

13:14, 09/12/2021
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj siç dhe duket në videot të cilat shumë shpejt u bënë virale nuk i ka duruar kritikat e studentëve në takimin e zhvilluar ditën e djeshme me rastin e ‘Ditës së Rinisë’. Skandali ka ndodhur në ambientet e Pallatit të Kongresit në Tiranë, aktiviteti i planifikuar me regji qendore nga Erion Veliaj doli nga skenari dhe turbulloi organizatorët që i kishin premtuar Kryebashkiakut një takim jo bezdisës. Një grup të rinjsh ngritën zërin për probleme me të cilat po përballen në Tiranë dhe gjithë vendin. Akuzat e forta që për vite janë kthyer në pikëpyetje të mëdha si vrasje e Ardit Gjokës dhe betonizimi i Tiranës nuk morën sërisht përgjigje, madje Kryebashkiaku iu suli studentëve truprojat e tij. Të rintjë u nxorën jashtë .

Për të folur në lidhje me këtë ngjarje ishin të ftuar në emisonin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ protagonistët e ditës së djeshme si dhe profesoresha Ilirjana Kuçana.

Kuçana u shprehur se të flasës për rininë ‘është privilegj për mua’ duke shtuar:

''Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme është shumë e turpshme. Studentët kanë të drejtë çdo ditë jo vetëm Ditën e Rinisë të ngrejnë zërin për padrejtësitë e tyre , të ngrejnë zërin për situatat që janë krijuar. Në protestën e 2018 kam njohur një rini ambicioze , guximtare, të mençur. Këta të rinj i kanë të qarta mendimet e tyre, dinë se çfarë duan, dinë çfarë kërkojnë dhe ku ti kërkojnë të drejtat e tyre. Ditën e djeshme më erdhi një mesazh ku shkuhej: ju e mësoni këtë rini të sillet kështu? Nuk u ndjeva mirë se këto mesazhe nuk më përkasin mua mbi të gjithë unë jam mbështetëse e çdo fjale. Të rinj kanë të drejtat e tyre për të protestuar kudo qofshin ato. Këto janë të rinj të cilët nuk mund të pranojnë shoën e Kryetarit të Bashkisë apo të politikanëve të ndryshëm që bëjnë shoë mediatik, ndërkohë që nuk kuptojnë se ata kanë tarifat më të shtrenjta në Ballkan. Duhet kuptojmë se kanë kushte më të vështira , duhet kuptojmë se nuk kanë një treg pune të sigurtë dhe duhet të kuptojmë ajo që është më e dhimbshme që duhet ta ngrejmë zërin fort është shpopullimi i vendit. Duhet të themi dyert e ambasadave sot janë plot me të rinjë që duan të largohen pasi nuk shikojnë asnjë dritë shprese në këtë shtet.

Ndërsa njëra nga aktivistet e ‘E lëvizjes për universitetin' u shpreh:

''Në momentet e fundit e kemi marrë vesh se Kryetari do të mbante një kongres për të rinjtë tek Pallati. Ishin njoftuar dhe studentët e konvikteve dhe për këtë arsye ne vendosëm që të shkonim. Pavarësisht se në video nuk dëgjohen të gjitha, përtej çështjes së Ardit dhe betonizimit të Tiranës pikë tjetër ka qënë dhe është 'Karta e studentit' e cila është një tallje. Me kartën e studentit në përfitojmë ulje në dyqane tek rruga e ‘Vasil Shanto’ ku një palë atlete kushtojnë 200 euro dhe nuk përfitojmë ulje në mensa, në transport publik, në kancelari.  

Flavio: Ishte ndërhyrje nga stafi i Bashkisë apo nga ithtarët e Erion Veliajt?

Studentja: Ndoshta të dy.

Dori: A pati një reagim nga atë rinj që ishin aty në sallë ndërkohë që ju bëtë deklaratat e juaja?

Studenjta: Unë një gjë vura re ndërkohë kur po më largonin nga salla. Pashë se pas një fjale që tha Kryetari vetëm një pjesë duartrokiti ndërsa pjesa tjetër nuk duartrokitën, si herët e tjera që duartrokisnin të gjithë  dhe besoj se kjo ishte si një farë mbështetje për ato që ne thamë.

Flavio: Bislim (aktivist i Lëvizjes për Universitetin) përveç asaj që ju nxorrën jashtë a ka pasur një përpjekje për t’ju komunikuar apo për të heshtur?

Bislimi: Me aq sa shihet në video duket se është ushtruar dhunë gjatë nxjerrjes jashtë më pas nuk është ushtruar dhunë, thjesht na kanë shtyrë deri tek dyert e Pallatit të Kongresit. Megjithatë ajo që  vura re aty brenda që në fillim ky takim ishte i gjatë , ishte gjysëm koncert dhe gjysëm takim partie sepse aty folën zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste dhe në sallë kishte qindra të rinj që kryesisht ishin nga shkollat e mesme. Dhe atyre po ju propagandohej një lloj programi i jashtëzakonshmë për rininë që do të zhvillohej në 2022 dhe po pasqyrohej në mënyrë të tillë sikur rinia shqiptare po jeton në realitet spektakolar me drita dhe me ngjyra të jashtëzakonshme. Këtu vendosëm që ne të themi të vërtetën e rinisë shqiptare atë që ne pretendojmë që është e vërteta e rinisë shqiptare. E vërteta e të rinjve shqiptar është ajo e të mijërave që punonjë në kushte të jashtëzakonshme për të paguar tarifat , ështa ajo e të rinjve që detyrohen të punojnë në miniera për të mbajtur veten gjallë ,është ajo e mijëra të rinjve që presin dyerve të ambasadave për një vizë për të ikur ng ky vend, është ajo e mijëra të rinjve që jetojnë në konvikte me kushte skandaloze, ne do i thonim aty po të kishim mundësi por zëri i lartë i mikrofonave pamundësonte të vërtetën dhe kjo ishte aty një farë simbolike që e vërteta duhet të ulëriste ndërkohë që propaganda po jepej me zë të madh nga makineria e propagandës. E vërteta e të rinjëve është ajo e Klodian Rashës të cilët vërtitën rrugëve duke rrezikuar jetën në orët e vona të natës. E vërteta e të rinjve është ajo e Ardit Gjokës që për të blerë libra detyrohen të punojnë në kushte të mjerueshme. Ajo që pamë aty më e frikshme përtej dhunës ishte shpërlarja e ndërgjegjes së atyre mijëra të rinjve maturant që nesër do të përballen me realitet tjetër nga ai spektakël që u pa aty. Ne jemi studentë në fakultete të ndryshme, këto ditë kemi organzuar dhe një peticion në fakultetin e Shkencave Sociale për heqjen e tarifës për listën e notave. Ne për të marrë një listë notash na duhet të paguajmë dy mijë lekë fakultetit dhe pesë mijë lekë dhe duhet t’i japim dhe dy mijë lekë një banke për shërbimin, domethënë për të marrë një copë letre e cila thjesht printohet dhe vuloset ne duhet të paguajmë prapë lek dhe kjo është shumë e padrejtë. Ne kemi bërë një peticion dhe gadishmëria për të reaguar ka qënë e jashtëzakonshme dhe ne mendojmë se studentë do të jetën prap në rrugë dhe ketë herë nuk do të lejojmë asnjë nga forumet e partive që ta prishin protestën dhe të vijnë aty për të bërë diversion siç ka ndodhur në protestën e 2018 ku tre forumet e tre partive PD, LSI, PS kanë pasur një rol jashtëzakonshtë  të shëmtuar në mbarëvatjen e protestës.

Dori: Për të qenë të drejtë dhe të hapur të gjitha këta probleme që i ka në dorë Bashkia për studentë ju a ja keni adresuar në mënyrë zyrtare z. Veliaj përveç momentit të djeshëm, a i keni dërguar ndonjëherë letër, a i keni kërkuar takim, për të diskutuar në lidhje me këto probleme?

Bislimi: Problemet i janë adresuar Bashkisë së  Tiranës. I janë adresuar në mënyra të ndryshme përveç atyre institucionale dhe atyre jo formale.Ne kemi bërë disa herë aktivitet kundrejt Kryetarit të Bashkisë së Tiranës i kemi ndërprerë dhe takimet e tjera duke i kërkuar të njëjtat kërkesa me ngul. Problemi i madh qëndron në pamundësinë për të kontaktuar me Kryetarin.

Dori: Pse keni tentuar ta bëni një gjë të tillë zyrtarisht dhe nuk keni marrë përgjigje?

Bislimi: Po. Aktivistët e ‘Lëvizjes për universitetin’ kanë tentuar të shkojnë në takime ku Kryetari i Bashkisë ka ftuar disa studentë, në takime në të cilat ai do të fliste për problemet e studentëve që janë më të ngushta domethënë ai ka organizuar takime me studentët në konviket edhe në fakultete të ndryshme dhe në këto takime janë lejuar të hyjnë vetëm personat e ftuar dhe nuk janë lejuar të hyjnë studentë të zakonshëm ose studentë të ‘Lëvizjes për universitetin’. Është e pamundur të kesh një komunikim me z. Veliaj. Zotin Veliaj të vetme raste ku mund ta hasësh është në këto shfaqje publike ku nuk ikën dot dhe vetëm në raste të tilla ne tentojmë të ngrejmë zërin dhe të adresojmë problemet tona ndaj zotit Veliaj në të kundërt është e pamundur të kesh një komunikim me atë njeri, vende ku mudn ti takosh janë këto shfaqje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco