BE: Lufta ndaj korrupsionit, jetike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

BE: Lufta ndaj korrupsionit, jetike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

12:32, 09/12/2021
A+ Aa A-

Delegacioni i BE në Tiranë jep një mesazh të fortë në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, teksa thekson se korrupsioni shter burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik.

Në një postim në ‘Facebook’, BE shprehet qartë se lufta kundër korrupsionit është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

 ‘Korrupsioni shter burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, u bëjmë thirrje gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni.

Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. BE-ja qëndron krah Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë luftë’, thuhet në mesazhin e BE.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco