Balla sulmon Metën dhe merr në mbrojtje PD-në: Nuk u bëjmë presion

Balla sulmon Metën dhe merr në mbrojtje PD-në: Nuk u bëjmë presion

11:57, 09/12/2021
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur me gazetarët në lidhje me disa çështje të rëndësishme të aktualitetit politik, duke nisur nga shtyrja e afateve të komisioneve të vetingut që kërkojnë ndryshime kushtetuese.

Balla mori ne mbrojtje deputetët e PD, duke thënë se nuk u bëjnë presion.

"Kuvendi duhet të presë opinionin e Komisionit të Venecias. Askush nuk duhet ta vendosë në një presion afatesh grupin parlamentar më të madh të opozitës, unë iu bëra përshkrim të situatës," tha Balla.

Në një prononcim për mediat, Balla i ka drejtuar një mesazh të fortë presidentit Meta, ndërsa theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen.

“Ka një rregull që është e shkruar mbi te gjitha regullat e tjera. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen më. Ai është në të njëjtën nivel dhe barazpeshë. Nuk ka më interpretim, vendimet vetëm zbatohen. Kjo çështje ka marrë fund këtu. Unë e kam thënë që ky vendim i Gjykatës është një vendim i rëndësishëm. Në 30 qershor ishte një moment i rëndësishëm në histori pasi çdo palë mori mësimet e veta. Demokracia vetë fitoi" .

Kujtojmë këtu se Presidenca ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që të mos shfuqizojë zgjedhjet e 30 qershorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco