VIDEO-SYRI TV/ Ish-themeluesi Sokol Karulli: Foltorja do të ringrejë PD-në

VIDEO-SYRI TV/ Ish-themeluesi Sokol Karulli: Foltorja do të ringrejë PD-në

11:32, 09/12/2021
A+ Aa A-

Në prag të ditëlindjes së 31-të dhe Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor, një nga ish-themeluesit e Partisë Demokratike në Gjirokastër ka kujtuar momentet e para të krijimit të kësaj force politike në qytetin e gurtë. Sokol Karulli komenton dhe “Foltoren” të cilën e quan një lëvizje të fuqishme për ringritjen e PD, ndërsa shprehet se Lulzim Basha betejën e ka me demokratët, të cilët i ka zhgënjyer në këto tetë vjet

Në prag të Kuvendit Kombëtar dhe ditëlindjes së Partisë Demokratike në 11 dhjetor, një nga ish-themeluesit e degës së kësaj force në Gjirokastër tregon momentet e para të demokracisë. Sokol Karulli, tregoi për Syri Televizion, se dega e PD-s në Gjirokastër u themelua vetëm pak ditë pas themelimit zyrtar të Partisë Demokratike, si kundërpërgjigje e ish-zyrtarëve komunistë të kohës që shpreheshin se Gjirokastra do të mbetej qytet i “kuq”.

Ai komenton zhvillimet e muajve të fundit në Partinë Demokratike, duke e cilësuar “Foltoren” një lëvizje të fuqishme që do të ringrejë këtë forcë politike.

Ish-themeluesi i PD-s në Gjirokastër nuk i kursen kritikat ndaj kryetarit në detyrë Lulzim Basha, duke u shprehur se ai betejën me bazën, të cilën e ka shpërfillur në këto tetë vjet.

Sokol Karulli shprehet se pas Kuvendit të 11 dhjetorit, Partia Demokratike do të jetë më e bashkuar dhe më e fortë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco