Andi Bushati-Yuri Kimit: Ja deklarata më e turpshme që keni bërë

Andi Bushati-Yuri Kimit: Ja deklarata më e turpshme që keni bërë

23:29, 07/12/2021
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati ka sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim mbi deklaratën e Ambasadës Amerikane në lidhje me vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia gjatë mbylljes së pandemisë.

‘Ky është deklarimi më i turpshëm që ambasada USA ka bërë ndonjëherë në këtë vend. Pas protestave xhenuine të adoleshentëve për vrasjen e Klodian Rashës një vit më parë ambasada u vu në rolin e zëdhënëses së qeverisë që ato kohë akuzonte opozitën për manifestime të dhunshme’, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Andi Bushatit:

Ky eshte deklarimi me i turpshem qe ambasada USA ka bere ndonjehere ne kete vend. Pas protestave xhenuine te adoleshenteve per vrasjen e Klodian Rashes nje vit me pare ambasada u vu ne rolin e zedheneses se qeverise qe ato kohe akuzonte opoziten per manifestime te dhunshme.

Pra kur policia vrau nje adoleshent dhe me pas u perpoq te manipuloje ngjarjen, selia e rruges se Elbasanit "u kujdes" te fajesoje ish pushtetaret e 7 viteve me pare "qe nuk duhet te perserisin gabimet e së shkuares".

Kush e mban mend, opozita u kap po aq e befasuar nga keto protesta sa edhe qeveria, por kjo nuk e i frikesoi aspak diplomatet amerikane te shpendanin paturpesisht pergjegjesine. Kjo tregon shume edhe per te kuptuar "te verteten" qe na thone sot. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco