Aldo Bumçi: 11 dhjetori një kapitull i ri, Basha nuk ka çfarë ofron më

Aldo Bumçi: 11 dhjetori një kapitull i ri, Basha nuk ka çfarë ofron më

23:05, 07/12/2021
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi deklaroi se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka çfarë ofron më, pasi ka patur të gjithë mbështetjen e demokratëve në 8 vite dhe nuk arriti dot të fitojë.

Në një dalje për mediat, Bumçi theksoi se lideri historik, Sali Berisha është njeri i veprave dhe jo i fjalëve si Basha.

“Shifrat po bëhet publike çdo dite. Po bëhen publike poshtë zyrës së z.Basha. Degët lexojnë emrat publikisht. PD nga veriu në jug do të ndahet nga kjo histori dëshpëruese, kjo krizë ku zoti Basha ka futur PD-në. Mbas 8 vitesh, e drejtove këtë forcë, e thirrë në shumë beteja, të besuan, i kërkove përsëri kaksion opozitar dhe të ndoqën në të gjitha betejat.

Vjen një moment kur nuk arrite fitoren dhe nuk ke çfarë ofron më. Tha se do të ishte kryefjala masakra zgjedhore por nuk bëri një protestë. I dha një goditje opozites me vendimin për të larguar z. Berisha. Demokratët që dalin me emër dhe fytyrë tregojnë që me 11 dhjetor çelet një kapitull i ri. Duhet të mblidhet gjithë kjo forcë. PD duhet të bëhet forcë e madhe.

Pas ‘97 PD u ringrit nga hiri. Nuk e besonte njeri që Sali Berisha do ringrinte PD-në. Z.Berisha është njeri i veprave. Demokratët e kanë mbështetur. Entuziasëm i viteve më të mira të PD-së, sepse Berisha është njeri i veprave dhe jo i fjalëve. Basha ka fjalë, nuk e çoi forcën në fitore dhe nuk e di çfarë kërkon më të bëjë. Një vizitë që bëri në Durrës, u pa që e prisnin 5-6 veta. Këtu ka degraduar sot.

Foltoret janë dëshmi e entuziasmit që z. Basha nuk e ka arritur kurrë. Nuk ka të tillë mbështetje dhe në ditët më të mira. Nuk po kërkojmë të largohet askush. Cfarë bëri z. Çollaku është vetëm përsëritje e qëndrimeve të Bashës. Pse sot është Basha më i motivuar sesa përballë Edi Ramës”, tha Bumçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco